LAJMI I FUNDIT:

Bislimi: Franca, Holanda dhe Belgjika janë skeptike lidhur me procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën

Bislimi: Franca, Holanda dhe Belgjika janë skeptike lidhur me procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane, ku ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Bislimi u shpreh se vonesat në këtë proces nuk kanë të bëjnë me vendet mosnjohjëse të pavarësisë.

“Skeptike janë ato shtetet që e kanë njohur Kosovën, kanë problem se nuk është duke u bërë mjaftueshëm në luftimin e krimit dhe  korrupsionit. Mendoj që një pjesë e brengës nuk ka të bëjë me Kosovën, por me dëshpërimin e qytetarëve të këtyre shteteve për procesin e shpejt të liberalizimit që ka ndodhur me disa shtetet të cilat janë burim i shumë problemeve”, ka thënë Bislimi.


Bislimi më tej theksoi se shtetet të cilat kanë brenga për çështjen e vizave për Kosovën janë Franca, Holanda dhe Belgjika, shkruan Telegrafi.

“Problemi më i madh duket të jetë me brengat që ka MPB e Francës, Holanda është gjithashtu vendi tjetër që ka problem me çështjen e liberalizimit të vizave, na është thënë jo zyrtarisht se brenga ka edhe Belgjika…”, u shpreh Bislimi.

Bislimi shtoi se jo zyrtarisht iu është thënë se rrugës mund të dalin probleme edhe nga dy shtete tjera, dhe se për të konfirmuar një gjë të tillë janë duke punuar për të parë nëse janë të vërteta.

Zëvendëskryeministri theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme është duke u konsultuar me këto shtete vazhdimisht për t’i njoftuar për së afërmi për punën që jemi duke e bërë në luftimin e krimit dhe korrupsionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori