LAJMI I FUNDIT:

“Bisha në katër rrota”, kur BMW-ja më e fuqishme serike nuk është mjaftueshëm e fuqishme

“Bisha në katër rrota”, kur BMW-ja më e fuqishme serike nuk është mjaftueshëm e fuqishme

Kur BMW në fillim të këtij viti prezantoi modelin M5 CS, konkurrenca me të drejtë është “dridhur” – duke marrë parasysh se bëhej fjalë për modelin më të shpejtë dhe të fuqishëm serik të BMW-së që ndonjëherë ka prodhuar.

Vetë emri i modelit ka pasur një shtesë CS – që prodhuesi bavarez e prezanton si Competition Sport. Falë materialeve të veçanta që janë përdorur gjatë prodhimit, kjo veturë është për 70 kilogramë më e lehtë – kështu nga motori 4.4 biturbo V8 ka arritur të prodhojë 635 kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.

Mjaftueshëm që të jetë kandidat për një prej limuzinave më të shpejta serike të të gjitha kohërave. Luksi, fuqia dhe prestigji i kontribuuan që kjo veturë të fitojë vëmendjen e opinionit.


Mendohej se bëhet fjalë për një “limuzinë të përkryer”. Megjithatë, ekipi nga kompania Manhart, e specializuar në modifikimin e veturave – nuk pajtohej me këtë. Duke u bazuar në modelin e ri të BMW-së M5 CS, kanë arritur të krijojnë një “bishë në katër rrota”.

E tërë vetura është veshur me folje tipike nga Manhat e njohur si Moonlight. Fjala është për një nuancë të ngjyrës së errët të kaltër. Vetura shtrihet në gomat 275/30ZR21 dhe 295/30ZR21, që janë të montuara në fellnet e zeza mat të aluminit Classic line Y-spoke”.

Kur është fjala për fuqinë motorike, me instalimin e MHtronic Powerbox, motori prej 635 kuaj-fuqive tani i gjeneron plotë 788. Prodhimi serik i BMW M5 CS arrin që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 3 sekonda. /Telegrafi/