Bisedimet mes klubeve shkonin për mrekulli, por Castillejo refuzoi kalimin te Sampdoria

Samu Castillejo nuk do t’i bashkohet Sampdorias në formë huazimi nga Milani, pasi e ka refuzuar këtë transferim.
Spanjolli nuk ka pasur minutazh këtë edicion në drejtimin e Stefano Piolit duke regjistruar vetëm pesë paraqitje në Serie A në një total prej 122 minutash, mirëpo ai nuk është aq i dëshpëruar për të luajtur sa për të shkuar te Blucerchiati.
Sipas njoftimit të Gianluca Di Marzio, Castillejo ka qenë i vendosur në refuzimin e ofertës së Sampdorias, përkundër përpjekjes së tyre për ta bindur përmes telefonit.

Nga
Telegrafi
31/01/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































