LAJMI I FUNDIT:

Bisedë e tensionuar mes Flick dhe yllit të Barcelonës – lojtari po konsideron largimin

Bisedë e tensionuar mes Flick dhe yllit të Barcelonës – lojtari po konsideron largimin

Inaki Pena po kalon në një periudhë të vështirë tek Barcelona. Fillimisht ai u pa si zëvendësues natyral i Marc-Andre Ter Stegen, por ai tashmë ka humbur vendin në formacion, pasi Hansi Flick po preferon përvojën e Wojciech Szczesny. 

Portieri polak është paraqitur në tetë ndeshje këtë sezon, duke siguruar pozitën e tij si startues mes dy shtyllave. 

Pena i etur për të kuptuar pse ai ka humbur rolin e titullarit, së fundmi sipas një raportimi nga Diario Sport, pati një bisedë të tensionuar me Flick. 


Ky takim thuhet se u shoqërua me disa debate me zë të lartë, duke e lënë spanjollin të kuptojë se rikthimi i tij në formacion është tejet i vështirë. 

Gjatë diskutimeve mes tyre, Flick raportohet se kishte përmendur një moment gjatë këtij kur i kishte penguar sjellja e Penas para gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës ndaj Athletic Bilbaos. 

Raporti shton se ky takim e la Penan me një shije të hidhur dhe duket që portieri po e konsideron të ardhmen e tij afatgjatë në klub. 

Jo vetëm Fati, edhe një tjetër yll i Barcelonës ka refuzuar një ofertë nga Arabia Saudite
Lexo po ashtu Jo vetëm Fati, edhe një tjetër yll i Barcelonës ka refuzuar një ofertë nga Arabia Saudite

Siç ishte mësuar më parë, Barcelona ishin të vendosur për të rinovuar kontratën me spanjollin, por duke marrë parasysh situatën e krijuar tani, do të jetë e vështirë për ta që ta bindin lojtarin të nënshkruajë marrëveshje të re. 

Muajt në vazhdim mund të jenë vendimtar për Penan për të vendosur përfundimisht se çfarë do të bëjë, do të qëndrojë apo do të largohet. 

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Liga e Kampionëve
Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Liga e Kampionëve
Donnarumma hero në

Donnarumma hero në "Anfield" - PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

La Liga
Kalo në kategori