LAJMI I FUNDIT:

“Birra Peja” njofton tërheqjen nga Festa e Birrës në Korçë – shkak prezenca e Bregovicit

“Birra Peja” njofton tërheqjen nga Festa e Birrës në Korçë – shkak prezenca e Bregovicit
Foto: Birra Peja/Facebook

Vazhdon të jetë shumë e komentuar ngjarje vjetore e ashtuquajtur Festa e Birrës në Korçë.

Ky festival i birrës i cili parashikohet të organizohet në datat 18-22 gusht, ka marrë vrull kritikash në rrjetet sociale, për faktin se ata kanë ftuar për të performuar në një prej netëve artistin boshnjak me identitet serb, Goran Bregovic.

Pasi reagimeve nga shumë artistë (disa prej të cilëve edhe janë tërhequr nga pjesëmarrja e paracaktuar në këtë festival) – reagimet duket se po vazhdojnë edhe nga bizneset, të cilat mbështesin apo janë partnerë të këtij organizimi.


Festa e Birrës në Korçë (Foto: Arkiv)

“Birra Peja” e cila ishte parashikuar të ishte pjesë e Festës së Birrës në Korçë me ofrimin dhe promovimin e produkteve të tyre, kanë bërë të ditur se kanë tërhequr pjesëmarrjen e tyre nga kjo ngjarje.

Noizy harton planin e bojkotimit për Bregoviqin: Duhet të bëjmë një tjetër koncert paralel atë natë, t'ia dështojmë organizimin Festës së Birrës
Lexo po ashtu Noizy harton planin e bojkotimit për Bregoviqin: Duhet të bëjmë një tjetër koncert paralel atë natë, t'ia dështojmë organizimin Festës së Birrës

Përmes një letre publike të hedhur në rrjetet sociale, “Birra Peja” njoftojnë se arsyeja e largimit të tyre nga ky festival është pjesëmarrja e artistit boshnjak si i ftuar special.

“Në momentin që kemi kuptuar se Festivali i Birrës në Korçë ka ftuar këngëtarin Goran Bregovic të performojë, Birra Peja është tërhequr nga pjesëmarrja dhe mbështetje e këtij festivali. Ne besojmë që Festivali i Birrës duhet të sjellë kënaqësi duke krijuar një atmosferë miqësore mes të gjithëve, andaj edhe jemi të hapur për të mbështetur iniciativat tjera argëtuese për të zëvendësuar këtë festival, e juaja, Birra Peja”, kanë shkruar kompania gjigante e prodhimit të birrave në njoftimin e tyre.

Ia raportuan reagimet për Bregoviqin, Facebook merr masa ndaj Vesa Lumës
Lexo po ashtu Ia raportuan reagimet për Bregoviqin, Facebook merr masa ndaj Vesa Lumës

“Birra Peja” përndryshe njihet si një prej kompanive që ndër vite ka mbështetur dhe ka qenë pjesë e shumë festivaleve dhe panaireve rajonale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Kalo në kategori