Këngëtarja e njohur Mimoza Shkodra, është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.

Ajo është gjithnjë aktive me projekte të reja në muzikë, gjersa nuk mungon edhe nëpër koncerte, ahengje e mbrëmje të ndryshme.


Mimoza është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat është thuajse çdo ditë aktive.

Së fundmi, këngëtarja ka realizuar një set të ri fotografik, të cilin e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Mimoza është shfaqur më ndryshe se zakonisht në këto fotografi, teksa ka vendosur të kthehet në bionde, duke dalë nga ngjyra e saj e zakonshme e flokëve.

Ky ndryshim i saj është mirëpritur nga fansat, të cilët nuk i kanë kursyer komplimentet për këngëtaren.

Këto imazhe, ajo i ka realizuar te fotografi i njohur shqiptar, Norik Uka. /Telegrafi/