LAJMI I FUNDIT:

Binjakët “e bashkuar kokë më kokë” janë ndarë pas një operacioni të rrallë në Izrael

Binjakët “e bashkuar kokë më kokë” janë ndarë pas një operacioni të rrallë në Izrael

Vajzat binjake njëvjeçare që kanë lindur të bashkuara në pjesën e prapme të kokës, janë parë për herë të parë pasi iu nënshtruan një operacioni të rrallë ndarjeje në Izrael.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, operacioni 12-orësh në Qendrën Mjekësore Soroka në qytetin e Beersheba javën e kaluar zgjati disa muaj përgatitje dhe përfshiu “transplantet” e kokës për të dyja vogëlushet.

Siç bëhet e ditur, në operacion, përveç atyre nga Izraeli, janë përfshirë edhe dhjetëra ekspertë të tjerë.


Vajzat, emri i të cilave nuk është bërë i ditur, thuhet se po shërohen mirë.

“Ato po marrin frymë dhe ushqehen vetë”, tha Eldad Silberstein, kreu i departamentit të kirurgjisë plastike të Sorokës, për Channel 12 të Izraelit.

Është hera e parë që një operacion i tillë, i cili është kryer vetëm 20 herë në të gjithë botën, është kryer në Izrael.

Ndërsa Mickey Gideon, neurokirurgu kryesor i Sorokës ka thënë:. “Për kënaqësinë tonë, gjithçka shkoi ashtu siç kishim shpresuar”.

Vajzat, të cilat kanë lindur në gusht të vitit 2020, pritet të bëjnë një jetë krejt normale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori