LAJMI I FUNDIT:

Bilall Kasami denoncon në MPB se nuk i lejohet hyrja në selinë e partisë

Bilall Kasami denoncon në MPB se nuk i lejohet hyrja në selinë e partisë

Billa Kasami, kryetari i Lëvizjes Besa i cili u shkarkua me vendim të degës së kësaj partie në Shkup, ka denoncuar në polici se nuk mund të hyjë në selinë e partisë.

Kasami ka thënë se për tre orë ka qenë i ndalur që të hyjë në hapësirat e zyrave të partisë nga ana e anëtarëve të sigurisë, për të cilët ai tha se kanë qenë persona të panjohur.


Kjo vjen pas ngjarjeve të fundit në Lëvizjes Besa, ku dega e Tetovës ka vendosur për mbajtjen e Kongresit të rregullt të partisë më 24 shkurt, ndërsa dega e Shkupit me përkrahje të tre deputetëve të kësaj partie ka njoftuar se lideri i deritanishëm, Bilall Kasami, është shkarkuar dhe se deri në kongresin e partisë, kryetar partie do të jetë Nexhmedin Karemani./Telegrafi/