Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se grupi i parë i besimtarëve myslimanë nga Kosova janë nisur sot drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin.

BIK njofton se në grupin e parë janë 215 besimtarë, transmeton Telegrafi.


"Në përcjellje të tyre kishin dalë familjarë të shumtë, të cilët u uruan haxh dhe ibadete të pranuara. Në këtë grup udhëtuan 215 besimtarë nga Rahoveci, Kamenica, Skenderaj, Drenasi, Peja, Klina, Deçani, Malisheva dhe Istogu. Sipas udhëheqësve të Haxhit në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, sot parashihet që të udhëtojë edhe grupi i dytë, ndërsa grupet e tjera do të udhëtojnë të hënën", bëhet e ditur në njoftim.

Këtë vit nga Kosova drejt vendeve të shenjta do të udhëtojnë 1576 besimtarë, teksa më i riu prej tyre është një 13-vjeçar./Telegrafi/

445799436 859221256243578 700155575351553648 n

447603677 859221719576865 9012481830234863507 n

445527872 859221462910224 2268386109537168782 n