Big Mama largohet nga shtëpia e Big Brother VIP pas debatit të ashpër me Antonelën
Edhe sonte (e premte) në spektaklin e Big Brother VIP kanë ndodhur situata të papritura.
Pas një debate te ashpër mes Big Mamës dhe Antonelës, këngëtarja ka kërkuar të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP.
E gjitha fillojë kur Antonela iu drejtua Big Mamës duke i thënë që ajo e ka ofenduar në gjuhën serbe, kjo bëri që këngëtarja të reagojë ashpër drejt saj.

Duke e quajtur njeri kotë, të pamoralshme dhe shumë fjalë të tjera, Big Mama u ftua nga Arbana Osmani të futej në “dhomën e rrëfimit” për të qetësuar situatën.
Por, vendimi përfundimt i këngëtarës ishte që ajo të largohen nga shtëpia e famshme me dëshirën e saj, gjë e cila u pranua nga produksioni i BBV.
Ndërkohë, sonte gjithashtu pritet eleminimi nga vota e publikut i njërit prej banorëve të nominuar. /Telegrafi/








































