Prej kohësh është përfolur për një datë të nisjesh së edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Ndonëse moderatorja e spektaklit, Arbana Osmani në një pyetësor në Instagram la të kuptohet se edicioni i këtij viti mund të nis në dhjetor tashmë po aludohet për një datë.


Sipas raportimeve të ‘Vip Magazine’ BBV Albania do të nis në mbrëmjen e Krishtlindjeve, më 24 dhjetor.

Screenshot 6 32 Foto: Arbana Osmani/Instagram

Tutje sipas të njëjtit medium, shtëpia ku banorët do të qëndrojnë do të jetë e rikonceptuar dhe punimet tashmë janë drejt përfundimit.

Theksojmë që para edicionit të ri të ‘reality-show’, Arbana do të prezantojë edicionin e këtij viti të Festivalit të Këngës në RTSh që mbahet më 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor.

Ndërkohë, kujtojmë që tashmë 5 dhjetori është konfirmuar si data e fillimit të sezonit të parë të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

Screenshot 7 27 Foto: Arbana Osmani/Instagram