Big Basta u paraqit së bashku me Jonida Maliqin në “Top Fest 7”, ku fitoi dhe ‘çmimin për këngën më të mirë hip-hop dhe RNB’, me këngën që, sipas tij, iu drejtohej atyre që prishin vlerat e vërteta të muzikës dhe të shpirtit artistik shqiptar.

“Si lindi dueti me Jonidën? Krejt natyrshëm. Kemi shoqëri të përbashkët dhe menduam se do ishte e përkryer të realizonim një projekt artistik në kuptimin e plotë të fjalës. Rrymat e ndryshme nuk janë aspak problem. Jonida është artiste profesioniste dhe është përshtatur mjaft mirë me mua”.


“A do të ketë bashkëpunime me Jonidën? Patjetër që po, më pëlqen të jem pjesë e ndonjë projekti të Jonidës ose anasjelltas”, ka thënë Big Basta në një intervistë për Shekulli, ku foli dhe për albumin e tij më të ri të lansuar në janar “N’Laborator”, për të cilin thotë se shpreh vlerat e vërteta artistike. /Telegrafi/