LAJMI I FUNDIT:

Bie në sy fustani i Melanias në dasmën e vajzës së Trump

Bie në sy fustani i Melanias në dasmën e vajzës së Trump
(Foto: Instagram/melaniatrump.style)

Melania Trump e ka gjetur veten në qendër të një debati në rrjetet sociale, pasi veshi një fustan të bardhë krem në dasmën e thjeshtrës së saj, Tiffany Trump.

Tiffany u martua me Michael Boulos këtë fundjavë në Mar-a-Lago të Floridës, në pronën e babait të saj, ish-presidentit amerikan, Donald Trump.


Për martesë, ajo zgjodhi një fustan nusërie me mëngë të gjata të dizajnuara nga Elie Saab me detaje të rruazave.

(Foto: Instagram/melaniatrump.style)

Motra e saj, Ivanka Trump, kishte veshur një fustan të kaltër të zbehtë që është i dukshëm në vetvete, sepse ishte një kopje e fustanit që Grace Kelly kishte veshur për filmin e vitit 1955, “To Catch a Thief”.

(Foto: Instagram/melaniatrump.style)

Megjithatë, fustani i veshur nga njerka e saj, Melania, doli më i diskutueshëm, pavarësisht ngjyrës neutrale, pasi 52-vjeçarja zgjodhi një fustan të bardhë krem.

Kjo lëvizje nga shumëkush u cilësua si mosrespektim i nuses, duke qenë se është një rregull i pashkruar që vetëm nusja mund të shfaqet me të bardha në dasmë.

“A ka veshur Melania një fustan të bardhë në dasmën e thjeshtrës së saj? Uh”; “Mirë, fustani i Melanias mund të mos jetë plotësisht i bardhë, por është ende mjaft afër për të qenë i papërshtatshëm për t’u veshur në dasmën e thjeshtrës së saj. Marla duhet të jetë e zemëruar, unë do të isha” – janë disa prej komenteve. /Telegrafi/