LAJMI I FUNDIT:

Bie në kontakt me rrymën, 43-vjeçari nga Suhareka vdes rrugës për në spital

Një 43-vjeçar ka vdekur si pasojë e kontaktit me rrymën në fshatin Reçan, Komuna e Suharekës.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi rajonal i Policisë, Vesel Gashi.

Ai tha se viktima i identifikuar si G.G., lindur në vitin 1981, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

“Një qytetar iu ka afruar për t’i dhënë ndihmë mjekësore. Ai e ka transportuar deri në Urgjencën e Suharekës, ku edhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen,” shpjegoi Gashi.

Hetimet fillestare kanë nisur dhe rasti po trajtohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen”.

Prokurori në vendin e ngjarjes ka kryer hetimet e nevojshme.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Kalo në kategori