Pas kalimit të një vije të ftohti, temperaturat në Slloveni kanë rënë mjaftueshëm saqë majat më të larta të vendit janë mbuluar me borë në korrik.

Shtresa e borës mbuloi hapësirën që është 2,200 metra mbi nivelin të detit, ka njoftuar agjencia sllovene e mjedisit e njohur si ARSO, transmeton Telegrafi.


Kamerat në Kredarica dhe Kanin tregojnë qartë borën e parë të korrikut, dhe stacioni më i lartë meteorologjik në Kredarica mati zero gradë Celsius në orën 10 të mëngjesit.

Në anën tjetër në Kroaci, banorët e atjeshëm janë duke u ballafaquar me një mot të ngjashëm ku erërat e forta kanë shkulur drunjtë, çatitë dhe madje ka dëmtuar shumë anije në Split.

Breshëri dhe shiu i rrëmbyeshëm ka përmbytur shumë rrugë në qytetet e mëdha kroate. /Telegrafi/