Ata ndanë dhimbjen, qeshën së bashku në Zyrën Ovale, dhe folën për atë që Presidenti Joe Biden e quajti “realiteti i vështirë i përçarjes që racizmi na ka sjellë prej kohësh”.
Përvjetori i parë i vdekjes së George Floydit pritej të ishte një moment historik në Uashington, një kohë për të shënuar miratimin e një ligji të reformës policore për ta bërë sistemin e drejtësisë penale më të drejtë.
Në vend të kësaj, familja e afrikano-amerikanit George Floyd u takua me Presidentin Biden dhe Nënpresidenten Kamala Harris në Shtëpinë e Bardhë të martën për të përkujtuar humbjen e tyre dhe për të vazhduar përpjekjen për miratimin e një ligji të reformës në polici.
“Ishte një kujtesë për atë që i ndodhi vëllait tim”, tha Philonise Floyd për takimin me Presidentin Biden, duke e quajtur presidentin “një njeri të vërtetë”.
Sipas nipit të George Floydit, Brandon Williams, Presidenti Biden u tha atyre se “ai thjesht dëshiron që ligji të jetë domethënës dhe të ruajë trashëgiminë e George (Floydit)”. Williams tha se Biden shprehu “shqetësim të sinqertë” për familjen.
Presidenti Biden gjeti kohë gjatë takimit për të luajtur me vajzën e vogël të George Floydit, Gianna, e cila më vonë qëndroi para kamerave jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe thirri me një zë të butë, “thuaje emrin e tij”. Anëtarët e familjes u përgjigjen me brohoritjen “George Floyd”.
Njëra nga motrat e George Floydit, Bridgett Floyd, nuk mori pjesë në takim, duke thënë se ajo do të vinte në Uashington vetëm kur të nënshkruhej ligji për reformën në polici.
“Atëherë do të shkoj në Uashington D.C.”, tha ajo nga Minesota.
Ajo dhe disa anëtarë të tjerë të familjes u bashkuan me kryebashkiakun e Minneapolisit, Jacob Frey dhe të tjerët në një ceremoni për të shënuar përvjetorin në qytetin ku George Floyd vdiq. Ceremoni të ngjashme u zhvilluan edhe në Nju Jork, Los Anxhelos dhe qytete të tjera në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj.
Me projekt-ligjin Akti George Floyd për Drejtësi në Polici ende në pritje të miratimit në Kongres, familja e tij filloi takimet e tyre ditore me ligjvënësit atje dhe u kthye më vonë në Shtëpinë e Bardhë, duke i bërë thirrje negociatorëve të kongresit që ta miratojnë atë.
Ata u takuan të martën në mëngjes me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe ligjvënësen nga Kalifornia Karen Bass, të cilët ndihmuan në procesin e shqyrtimit dhe miratimit të projektligjit në Dhomën e Përfaqësuesve. Familja Floyd pati takime individuale më vonë gjatë ditës me senatorin demokrat nga Nju Xhërsi, Cory Booker dhe senatorin republikan nga Karolina e Jugut, Tim Scott, negociatorët kryesorë të Senatit të projekt-ligjit.
Duke folur më herët në Kongres së bashku me zonjën Pelosi dhe ligjvënësit e tjerë, Philonise Floyd deklaroi për vëllain e tij se: “Sot është dita që ai e vuri botën në zemërim”.
“Ne duhet të punojmë së bashku për t’u siguruar që njerëzit të mos jetojnë më me frikë në Amerikë”, tha ai.
Floyd vdiq më 25 maj të vitit 2020, pasi oficeri i policisë së Mineapolisit Derek Chauvin i vuri gjurin në qafë për më shumë se nëntë minuta gjatë arrestimit të tij. Vdekja e tij shkaktoi protesta disa mujore kundër racizmit në mbarë vendin, të cilat u përhapen në nivel global dhe nxitën një debat të ri mbi reformën në polici. Chauvin u shpall fajtor muajin e kaluar për një numër akuzash, përfshirë atë për vrasje.
Nuk ka patur ende një përgjigje legjislative për këtë ngjarje.
Megjithatë, negociatorët demokratë dhe republikanë në Senat mbeten optimistë, duke shfaqur një solidaritet të qëndrueshëm që është i pazakontë për bisedime të tilla dhe duke mos sulmuar publikisht njëri-tjetrin mbi këtë çështje.
“Shpresojmë t’i sjellim ngushëllim familjes tuaj duke miratuar ligjin shumë shpejt”, tha Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi para familjes Floyd.
Kjo është një betejë legjislative e profilit të lartë në të cilën Biden nuk ka marrë rolin kryesor, duke preferuar të lërë punën e gjetjes së një kompromisi në duart e ligjvënësve në Kongres, në kontrast me avokatinë e tij të etur, si publike dhe private, për propozimin e tij mbi infrastrukturën dhe paketat financiare të COVID -19.
“Ne kemi respektuar hapësirën e nevojshme që u duhet negociatorëve për këto diskutime”, tha të martën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.
Ajo dhe negociatorët e Kongresit nuk pranuan të ofrojnë një afat të ri për arritjen e një marrëveshjeje. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Përplasje fizike mes familjeve të viktimave të sulmit të Hamasit dhe rojave të Parlamentit të Izraelit

Kamberi kritikon Bërnabiqin për tentimin e vazhdimit të seancës mes dhunës dhe gazit lotsjellës

Hodhi taburen nga kati i tretë i qendrës tregtare në Londër – për pak sa nuk i godet vizitorët

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës