LAJMI I FUNDIT:

Bezdia që shkakton infeksioni vaginal me kandida!

Bezdia që shkakton infeksioni vaginal me kandida!

Simptomat e infeksionit vaginal me kandida janë kruarja, djegia, dhimbja gjatë marrëdhënieve seksuale, urinimi me dhimbje dhe sekrecionet vagjinale të shtuara, të trasha dhe të bardha

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725


Shkaktohet nga Candida albicans e cila shpeshherë gjendet në vagjinë, gojë, zorrë dhe lëkurë dhe ndonjëherë shumohet tejmase dhe e mposht veprimin mbrojtës të florës normale bakterore.

Kandidiaza nuk konsiderohet sëmundje që bartet me marrëdhënie seksuale, por është e mundur që edhe partneri të ketë kruarje dhe puçrra në penis.

Nuk rekomandohet që të vetmjekoheni! Paraprakisht vërtetohet shkaku i infeksionit, sidomos nëse jeni shtatzënë ose keni infeksione tê shpeshta.

Mos e shpërlani vagjinën, sepse në këtë mënyrë e çrregulloni aciditetin e saj dhe baraspeshën e mikroorganizmave që janë në vagjinë.

Për t’i parandaluar infeksionet me kandida:

• Vishni të brendshme të pambukta dhe jo të ngushta (edhe pantallonat nuk duhet të jenë të ngushtë)

• Ndërroni shpesh bindet dhe tamponët

• Mos rrini gjatë në ujë (sidomos në ujë të ngrohtë)

• Mos i mbani në trup kostumet e lagura të larjes

Përdorimi i antibiotikëve, steroideve dhe kontraceptivëve oralë e çrregullon statusin acidobazik të vagjinës dhe e mundëson rritjen e kandidës.

Nëse keni më shumë se katër infeksione gjatë vitit, ky konsiderohet infeksion rekurent dhe duhet bërë hulumtime shtesë për ndonjë sëmundje tjetër bashkëshoqëruese (p.sh. sëmundja e sheqerit ose ndonjë infeksion tjetër). /Telegrafi/