LAJMI I FUNDIT:

Beyonce prezanton koleksionin e ri të Ivy Park, Halls of Ivy, për festat e fundvitit

Beyonce prezanton koleksionin e ri të Ivy Park, Halls of Ivy, për festat e fundvitit

Beyonce ka gati koleksionin për sezonin e festave, dhe ka njoftuar të martën se koleksioni i saj i ri Ivy Park x Adidas – i quajtur Halls of Ivy – do të publikohet më 9 dhjetor.

Bashkëpunimi i pestë mes këngëtares 40 vjeçare dhe kompanisë Adidas ka për qëllim të “bashkoj të gjithë njerëzit, pavarësisht nga prejardhja, ngjyra apo besimi, duke festuar kreativitetin e çdo individi”, sipas WWD.


Vetë Beyonce luan në një video paralajmëruese për koleksionin, natyrisht, me pasardhësit e famshëm, duke përfshirë Natalia Bryant, 18, fëmijët e Reese Witherspoon, Ava, 22 dhe Deacon Phillippe, 18 vjeç dhe vajzat e saj Blue Ivy, 9, dhe Rumi, 4.

View this post on Instagram

A post shared by IVY PARK (@weareivypark)


Yjet e basketbollit James Harden dhe Jalen Green gjithashtu kanë stiluar veshjet për meshkuj gjatë gjithë klipit kinematografik. Fansat mund të presin 89 veshje, 11 aksesorë dhe katër stile këpucësh nga publikimi.

Si zakonisht për markën Ivy Park, madhësitë do të shtrihen nga XXXS3XL për stilet unisex dhe 1X në 4X për veshjet e grave, dhe çmimet variojnë nga 45 deri në 600 dollarë.

Beyonce me vajzat e saj

Do të ketë gjithashtu 34 stile për fëmijë – duke përfshirë një pallto me gëzof artificial, xhaketa, funde, kapuç, pantallona sportive dhe bluza, plus atlete Adidas Ultra Boost (90 dollarë) – me çmime që variojnë nga 30 deri në 189 dollarë.

Halls of Ivy do të hapet ekskluzivisht për 24 orë në adidas.com më 9 dhjetor përpara se të publikohet globalisht më 10 dhjetor. /Telegrafi/