Mendonit se lufta në Ukrainë apo zhurmat e zinxhirit të furnizimit ishin fajtorë për rritjen e çmimeve? Me siguri që nuk keni dëgjuar për Byoncen.
Fillimi i turneut botëror të këngëtares në Suedi muajin e kaluar ndezi një furi të tillë kërkesash për hotele dhe ushqime në restorante, saqë është shfaqur në statistikat ekonomike të vendit.
Suedia raportoi inflacion më të lartë se sa pritej prej 9.7% në muajin maj, shkruan BBC.

Michael Grahn, ekonomist në ‘Danske Bank’, tha se mendonte se Beyonce ndihmoi në rritjen e tarifave të hoteleve. Ajo gjithashtu mund të ketë qenë forca pas rritjes së papritur të fortë në çmimet e rekreacionit dhe kulturës, tha ai.
“Unë nuk do ta fajësoja Beyoncen për inflacionin e lartë, por performanca e saj dhe kërkesa globale për ta parë të performojë në Suedi me sa duket i shtuan pak”, shkroi ai në një e-mail për BBC.
Nuk ka dyshim se turneu i parë solo i këngëtares në shtatë vjet shënon një moment të madh ekonomik. Të paktën një vlerësim sugjeron se ecuria mund të arrijë pothuajse dy miliardë funte deri në kohën kur përfundon në shtator.

Kërkimet për akomodime në qytete në turne u rritën pasi u njoftua, raportoi Airbnb. Biletat për shumë koncerte u shitën brenda disa ditësh dhe çmimet u rritën në tregun e rishitjes.
Në Mbretërinë e Bashkuar, 60,000 njerëz zbarkuan në Cardiff, duke përfshirë fansa nga Libani, ShBA dhe Australia. Kërkesa për dhoma hoteli të lidhura me koncertin e saj në Londër ishin aq të mëdha sa në një rast, disa familje të pastrehë që strehoheshin në një hotel nga këshilli lokal u raportuan për t’u hapur rrugë fansave të saj.
Koncerti në Stokholm, ku Beyonce performoi para një turme prej 46,000 njerëzve për dy netë, thuhet se tërhoqën fansa nga e gjithë bota – veçanërisht ShBA, ku një dollar i fortë kundrejt koronës ndihmoi që biletat në vendin nordik të dukeshin një vjedhje relative.

Në një e-mail për Washington Post muajin e kaluar, Visit Stockholm e përshkroi bumin e turizmit në qytet si “efekti Beyonce”.
Inflacioni në Suedi arriti kulmin në 12.3% në dhjetor. Shkalla prej 9.7% muajin e kaluar ishte më e ulët nga 10.5% në prill, tregojnë shifrat zyrtare. Tregjet financiare kishin pritur rreth 9.4%.
Që një yll të ketë një ndikim të tillë është “shumë e rrallë”, tha zoti Grahn për BBC, duke shtuar se turnetë e mëdhenj të futbollit mund të kenë një efekt të ngjashëm.
Ai ka shkruar në rrjetet sociale se priste që trendet të kthehen në normalitet në qershor. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës