Beyonce ka konfirmuar se do të heqë një term fyes për personat me aftësi të kufizuara nga teksti i një prej këngëve të albumit të saj të ri, “Renaissance”, pasi u quajt “fyes” nga organizatat bamirëse dhe aktivistët e aftësisë së kufizuar.
Në këngën “Heated”, e bashkë-kompozuar me reperin kanadez Drake, Beyonce përdori një term nënçmues për diplegjinë spastike, një formë e paralizës cerebrale. Një përfaqësues i muzikantes tha për Insider se teksti do të ndryshojë. “Fjala, e pa përdorur qëllimisht në mënyrë të dëmshme, do të zëvendësohet”, thuhet në deklaratë, shkruan The Guardian.
Në qershor, muzikantja amerikane Lizzo u thirr gjithashtu për përdorimin e të njëjtit term në këngën “Grrrls”, nga albumi i saj i ri “Special”. Pas një reagimi të shpejtë, Lizzo kërkoi falje dhe zëvendësoi tekstin, duke thënë se ajo kurrë nuk kishte dashur të “promovonte gjuhë nënçmuese” dhe shtoi: “Si një grua e trashë e me ngjyrë në Amerikë, kam përdorur shumë fjalë lënduese kundër meje, kështu që e kuptoj fuqinë. Fjalët mund të kenë ndikim (qoftë me dashje, ose në rastin tim, pa dashje)”, kishte thënë ajo.

Në Mbretërinë e Bashkuar, termi në fjalë konsiderohet gjerësisht si fyes. Në vitin 2003, ajo fjalë u rendit e dyta në një sondazh të BBC-së për termat më fyes në Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me këdo me aftësi të kufizuara. Në ShBA, megjithatë, ai term ende shfaqet në përdorim më të zakonshëm.
Shkrimtarja australiane dhe avokatja e njerëzve me aftësi të kufizuar Hannah Diviney ishte ndër të parat që i bëri thirrje Lizzos, duke shkruar në Twitter.
Duke shkruar në The Guardian të hënën, Diviney u ankua që e njëjta situatë u shfaq përsëri kaq shpejt. “Mendova se kishim ndryshuar industrinë e muzikës dhe nisëm një bisedë globale se pse gjuha fyese – e qëllimshme apo jo – nuk ka vend në muzikë”, shkroi Diviney. “Por mendoj se kam gabuar”.
Angazhimi i Beyonces ndaj tregimeve muzikore dhe vizuale nuk e “justifikoi përdorimin e gjuhës fyese – gjuhë që përdoret dhe injorohet shumë shpesh”, shkroi Diviney. “Gjuhën, mund të jeni i sigurt se nuk do ta injoroj kurrë, pavarësisht se nga kush vjen apo cilat janë rrethanat”.
Organizata bamirëse e njerëzve me aftësi të kufizuar në Mbretërinë e Bashkuar, “Sense”, fillimisht publikoi një reagim në Twitter për këngën “Heated” të Beyonces se ishte “zhgënjyese që një artist po përdor një term fyes në këngën e tyre kaq shpejt pasi u theksua se sa e dëmshme është fjala” dhe bëri thirrje për “më shumë edukim për të përmirësuar ndërgjegjësimin për njerëzit me nevoja të veçanta”.

Ata më vonë e lavdëruan atë që pranoi të ndryshonte tekstin. “Beyonce ka një histori të përkrahjes së gjithëpërfshirjes dhe ne jemi të lumtur që ajo ka dëgjuar komentet dhe ka rënë dakord të rishkruajë tekstin që shumë njerëz me aftësi të kufizuara e konsiderojnë fyes. Ne e kuptojmë se fjala nuk është përdorur qëllimisht për të shkaktuar dëm, por fjalët kanë fuqi dhe mund të përforcojnë qëndrimet negative me të cilat përballen grupet e margjinalizuara”.
“Ne duam të falënderojmë Beyoncen për dëgjimin dhe mezi presim të vazhdojmë të shijojmë versionin e ri të këngës”, thanë organizata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Denise Richards zbulon ngacmimin seksual që përjetoi në fillimet e karrierës

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë