Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë që po mbahet në Yerevan të Armeninë.

Karateisti kosovar ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian duke fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri 75 kilogramë për senior.


Maliqi ishte i hatashëm në luftën për medaljen e bronztë, duke mposhtur rivalin italian, Daniele De Vivo, me rezultat 5:4.

Për medalje të bronztë lufton edhe karateisti tjetër, Islam Selmani. /Telegrafi/

telegrafi sport app