LAJMI I FUNDIT:

”Beteja” për Tetovën, njihen kandidatët e partive për zgjedhjet lokale

”Beteja” për Tetovën, njihen kandidatët e partive për zgjedhjet lokale

Komuna e Tetovës për partitë politike shqiptare në Maqedoni është një bastion që patjetër duhet të fitohet.

Disa nga partitë që do garojnë për zgjedhje në këtë komunë kanë zyrtarizuar kandidaturat e tyre duke filluar edhe përgatitjet për bindjen e elektoratit.


PDSH do të garojë me Bardhyl Dautin, deputet i deritanishëm në Kuvendin e Maqedonisë. Ai sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Aleanca për shqiptarët” mbrëmë ka zyrtarizuar Adnan Nezirin, ish-kryetar i degës së kësaj partie për Tetovë.

Lëvizja Besa do të garojë me Bilall Kasamin, aktualisht kryetar i partisë. Kasami duhet të zyrtarizohet nga organet e partisë por edhe vetë ai tha se nuk ju ik sfidave.

BDI-ja sipas gjitha gjasave do të garojë me Teuta Arifin, kryetare aktuale e komunës dhe nënkryetare e partisë. Edhe BDI pritet të zyrtarizojë kandidaturën e Arifit por edhe ajo më herët kishte thënë se ekziston vullneti për të kandiduar sërish.

Ende nuk dihen kandidatët e RDK-së, Uniteti-t dhe PPD-së. Në këtë rast, nuk përjashtohet mundësia që të gjithë këto të shkojnë me një kandidat të përbashkët. /Telegrafi/

Komunat shqiptare në Maqedoni, matematikat e partive shqiptare dhe maqedonase (Foto)
Lexo po ashtu Komunat shqiptare në Maqedoni, matematikat e partive shqiptare dhe maqedonase (Foto)

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori