LAJMI I FUNDIT:

Beteja për ligjshmërinë e hidrocentraleve në Deçan, thahet Lumbardhi e degradohet ambienti

Beteja për ligjshmërinë e hidrocentraleve në Deçan, thahet Lumbardhi e degradohet ambienti

Qytetarët nga Deçani shprehen të shqetësuar nga operimi i tri hidrocentraleve në shtratin e lumit “Lumbardh”.

Faton Selmanaj, Muharrem Lulaj e Xhavit Kuçi bashkë me GLPS-në dhe organizatën “Pishtarët” i janë drejtuar edhe instancës së fundit të drejtësisë, me qëllim të mbrojtjes së mjedisit. Ata thonë se hidrocentralet “Belleja”, “Deçani” dhe “Lumbardhi ll” kanë shkaktuar dëme të mëdha, degradim të natyrës, e humbje të disa burimeve të ujit.

Deçanasit dhe organizatat joqeveritare kanë kërkuar nga Kushtetuesja që ta bëjnë vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme, e cila i pati vlerësuar si të ligjshme vendimet për dhënien e lejeve ujore dhe atyre mjedisore për këto tri hidrocentrale.


Sipas tyre, Supremja ka shkelur katër nene të Kushtetutës. Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu deklaron për KosovaPress se pëlqimet mjedisore e lejet ujore janë dhënë më parë, për çka thekson se tashmë janë “fakt i kryer”.

KosovaPress ka kontaktuar kompaninë “Kelkos Energy”, ku kanë thënë se “nuk i komentojnë vendimet e gjykatave e as të ministrisë”.

Muharrem Lulaj thotë se nga viti 2013 ka paditur Komunën e Deçanit, Agjencinë e Pyjeve dhe kompaninë “Kelkos” për ndërtimin e hidrocentralit “Belleja” në pronën e tij, në hapësirë prej 22 ari. Ai këtë padi e përsëritë çdo vit, ani pse qe gjashtë vjet nuk ka marrë përgjigje nga Gjykata Supreme.

“Kjo ka qenë pronë e jona, në vitin 2013 në mars kanë filluar punimet për hidrocentral. Unë ju kam ndërprerë punën për tre muaj, e kam bërë padinë menjëherë në Gjykatë Supreme në Dhomë të Veçantë. Lënda është në Gjykatë Supreme në dhomë të veçantë, dokumente ka të mjaftueshme. Humb nuk e kam asnjëherë lëndën vetëm që ka shkuar duke mbetur e vjetër, si pengesë…Këtu ka nisur ndërtimi pa ditur asnjë gjë. Kur jam ardhur i kam gjetur duke punuar dhe i kam tërhequr prej këtu. Tani ua kam bërë padinë menjëherë, e kam fituar menjëherë pas dhjetë dite kontestin në Gjykatë Supreme, pastaj pas 30 dite e ka hequr kontestin ua ka lëshuar këtyre, i ka mbyll sytë edhe e ka lënë ashtu për të punuar këtu. Dhe ka vazhduar deri më sot, padinë ua kam bërë edhe komunës, edhe Agjencisë së Pyjeve edhe Kelkosit”, deklaron ai.

Përveç padisë së tij, ai bashkë me dy qytetarë të tjerë, GLPS-në dhe organizatën “Pishtarët” kanë adresuar shqetësimet e tyre në Kushtetuese mbi operimin e tri hidrocentraleve në shtratin e lumit Lumbardh të Deçanit.

“E kemi dërguar në Kushtetuese për të mbrojtur ambientin edhe me mbrojt ujin që të mos mbes lumi pa ujë sepse ky lum kurrë nuk ka qenë pa ujë. Se lumi kur mbet pa ujë, shtjerrën edhe burimet edhe mali më nuk është sikurse ka qenë përpara, fillon të thahet dhe të ndalet uji dhe për këtë arsye e kemi bërë…Lumi ka qenë tërë kohën pa ujë, thuajse fare pa ujë, herë pak e herë hiç. Ka qenë sikur me qenë një përroskë e vogël jo sikur ka qenë një lum i madh”, shton Lulaj.

Liridon Salihi nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se kjo kërkesë i është dërguar Kushtetueses më 17 korrik për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme, e cila ka hedhur poshtë padinë e tyre.

“Në vitet 2020-2021, nga ana e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit të asaj kohe, tashmë Ministria e Mjedisit dhe ZRrE-së, ishin lëshuar disa vendime në bazë të së cilave hidrocentralet në Deçan, këto tri hidrocentrale, kishin filluar të vepronin në këtë pjesë. Por çka është më e rëndësishmja në këtë pjesë është që dhënia e këtyre lejeve dhe lëshimi i këtyre vendimeve nga ana e këtyre autoriteteve publike ishte bërë në kundërshtim me ligjet përkatëse, e aq më tepër në këto vendimmarrje nuk ishte përfshirë publiku, përkatësisht qytetarët e Deçanit. Nga pakënaqësitë e këtyre qytetarëve, në dhjetor të vitit 2020 u iniciuar padia për konflikt administrativ në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Në kuadër të kësaj padie, përveç tre qytetarëve të Deçanit si palë të përfshira ishin edhe GLPS-ja dhe “Pishtarët”, shprehet ai.

Gjykata Themelore në Prishtinë i vlerësoi të sakta të gjitha këto pretendime, duke vërtetuar që të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me tri hidrocentralet e Deçanit ishin nxjerrë në mënyrë të kundërligjshme. Por pas ankimimit të këtij aktgjykimi, Gjykata e Apelit dhe Supremja e hedhur poshtë padinë e GLPS-së, organizatës “Pishtarët” dhe tre qytetarëve duke lënë në fuqi të gjitha vendimet e ministrisë dhe ZRrE-së.

“Më 17 korrik 2024, GLPS, ‘Pishtarët’ dhe tre qytetarët e Deçanit e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetueshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme duke vlerësuar se ky aktgjykim i shkel katër nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku njëra ndër to është edhe e drejta për një gjykim të drejt dhe brenda një kohe të arsyeshme. Në kuadër të kësaj kërkese kemi theksuar të gjitha pretendimet tona që një aktgjykim i tillë i Gjykatës Supreme përveç që bie në kundërshtim me gjendjen faktike për dëmin që i është shkaktuar nga ky operim i këtyre hidrocentraleve, në anën tjetër kemi theksuar edhe një raport të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, i cili është një raport zyrtar ku zyrtarët e vet kësaj ministrie kishin dalë me konkludime se të gjitha hidrocentralet, përfshirë edhe tri hidrocentralet e Deçanit, procedurën e lejeve ujore dhe procedurën e vendimmarrjes e kishin marrë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”, shton ai.

Adem Lushaj nga shoqëria civile nuk është optimist se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë në favor të mbrojtjes së mjedisit.

“Aspak nuk kemi besim se do të dominojë drejtësia karshi politikës sepse ato investime që janë bërë në këtë grykë, janë më tepër investime që të kënaqin apetitet e Manastirit të Deçanit dhe të tjerëve që lidhen rreth këtij investimi. Po shihet se dëmet janë të tmerrshme, në radhë të parë po themi se kemi humbur disa burime të ujit, ku fshatrat e tëra ne jemi plot tetë javë pa ujë, pastaj veç shihet shtrati i lumit ku një kohë gurgullojke dhe rrezikohet minimumi ekologjik i botës shtazore, janë humb për shkak të investimeve, tubave të cilat kanë hyrë nëpërmjet grykës së Deçanit dhe uji ka hyrë nëpër të. Në aspektin profesional, kur rrjedha e ujit nuk qarkullon ajo gjen rrugë tjetër”, thekson Lushaj.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj thotë për KosovaPress thotë se operimi i hidrocentraleve do të duhej të bazohej në normat për mbrojtjen e ambientit.

“Përtej procedurave gjyqësore që dikujt i jepin të drejtë, dikujt nuk i jepin të drejtë, të cilat procedura nuk do të duhej dashur për të hyrë. Nuk është dashur të hyj sepse është dashur të jetë një rregullativë krejt tjetër, një normë krejt tjetër e zbatimit dhe implementimit të këtyre hidrocentraleve dhe unë gjithmonë kam insistuar që me qenë liqen akumuluese të ndërtuar, që të respektohet minimumi biologjik dhe të rikthehet situata në gjendjen e mëparshme kur krijohen këto punime, sepse ti mund të bësh ndonjë vandalizëm aty, shkatërrim të sistemit. Dhe kam kërkuar diçka që është krejt legjitime që Deçani të ketë epitetin e subjektit të prodhimit të hidroenergjisë, ku ke taksë më të ultë ose i ke disa shërbime publike të ndriçimit të paguara. E këto nuk kanë shkuar, ka hyrë loja tepër keq që ka qenë një lloj kampanje politike, janë shtruar në kauza, pa e pasur shumë kasavet formën e ndërtimit të këtyre hidrocentraleve”, deklaron Ramosaj për KosovaPress.

Megjithatë, ai thotë se si komunë nuk kanë kompetencë dhe se me padi po legjitimohet edhe më shumë kompania.

“Komuna nuk ka ndonjë kompetencë këtu, është në dorën e Ministrisë së Ambientit… Edhe ky pretendim për të paditur kompaninë, realisht i ka dhënë një lloj legjitimiteti kësaj kompanie mbi të drejtën e operimit të këtyre hidrocentraleve, sepse është vendim i gjykatës tashmë. Dhe sa më tutje që shkojmë aq më shumë ja përforcojmë ligjshmërinë këtij konsorciumi, kësaj kompanie”, deklaron ai.

Ndërkaq, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu arsyetohet se pëlqimet mjedisore e lejet ujore janë dhënë më herët, për çka shprehet se tashmë janë fakt i kryer.

“Çdo hidrocentral ka ndikim në ambient. Por, duhet ta kemi parasysh që edhe pa hidrocentrale fare, nuk…Kosova ka potenciale të vogla ujore dhe nuk mund të llogarisim që ne mund të bëjmë zgjidhje të prodhimit të energjisë përmes hidrocentraleve. Personalisht, nuk jam në favor të hidrocentraleve në Kosovë, për shkak të potencialit të vogël të ujit. Nëse do të arrijmë që të ndërtojmë rezerva ujore në vend, e që e kemi sfidë themelore, për këtë edhe i kemi para vetes pesë projekte, ku do të ndërtohen rezervuar të ri të ujit, pastaj nga këta rezervuar të prodhohet energjia elektrike është krejtësisht diçka tjetër, por në lumenj të cilët kanë tepër pak ujë do të futet edhe ai ujë në gypa është zgjidhje e cila është dhënë në ato planet e mëhershme, janë dhënë edhe pëlqimet mjedisore dikur, ato pëlqime mjedisore pastaj janë përcjellur edhe me leje ujore e kështu me radhë…E jona, tash mbetet që të arrijmë ta mbajmë nën kontroll nivelin e minimumit biologjik nëpër këto hidrocentrale, përndryshe ato janë fakt i kryer tashmë një pjesë e madhe e tyre “, përfundon Aliu.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike pret që kërkesa e tyre brenda një kohe të arsyeshme të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese dhe të anulojë vendimin e Gjykatës Supreme si të kundërligjshëm, po ashtu që procedurat për dhënien e lejeve dhe operimit të hidrocentraleve të shkojnë me koncesion dhe jo me leje ujore.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori