Betakaroteni: Tek cilat ushqime gjendet pigmenti që i jep lëkurës ngjyrë të bukur në plazh

Që të funksionojë siç duhet, të jetë i shëndetshëm dhe në formë, organizmi ynë ka nevojë për një grup nutrientësh në të cilin bëjnë pjesë proteinat, vitaminat dhe kripërat minerale
Përveç këtyre elementeve, ekzistojnë edhe substanca që të cilat edhe pse nuk klasifikohen tek nutrientët thelbësorë, kanë gjithsesi një rol të rëndësishëm për shëndetin; Si rasti i karotenoideve ose pigmenteve bimore me natyrë lipidike që njihen për ngjyrën e kuqe, portokalli dhe të verdhë.
Në familjen e karotenoideve bën pjesë edhe betakaroteni. Le të zbulojmë vetitë e tij dhe motivet pse marrja e përditshme rekomandohet për mirëqenien e trupit.
Çfarë është betakaroteni
Përveçse një burim kryesor i vitaminës A, i njohur edhe si retinol, betakaroteni është një antioksidant i fuqishëm. Ky pigment arrint të largojë me efikasitet shfaqjen e radikaleve të lira, molekula të pranishme në organizmin tonë të cilat, nëse prodhohen me shumicë, bëhen shkak për plakjen e parakohshme të qelizave.
Përveç vetive antioksidante, betakaroteni garanton benefite të mëdha për trupin tonë. Mes funksioneve të ndryshme, ky pigment bimor:
▪ Ka efekt pozitiv tek shikimi
▪ Kujdeset për shëndetin e lëkurës, duke parandaluar djegiet e diellit
▪ Mbron mukozat nga infeksionet
▪ Kujdeset për rritjen e shëndetshme të kockave
▪ Përmirëson kushtet fizike tek të moshuarit
Ku gjendet betakaroteni
Burimet ushqimore të betakarotenit janë frutat, por edhe drithërat, vajrat e perimet me ngyrë të verdhë. Mund ta gjeni betakarotenin në ushqime si:
▪ Kajsitë
▪ Pjeprat
▪ Kungujt
▪ Patatet e ëmbla
▪ Specat
▪ Domatet
▪ Spinaqi
▪ Panxhari
▪ Brokoli
Ushqimi më i njohur si burim i karotenit përfaqësohet nga karaotat. Jo rastësisht emri ‘karotenoide’ derivon pikërisht nga zbulimet nutricionale tek vetë karotat.
Dozat e duhura të betakarotenit
Nevojat ditore të një personi të rritur për betakaroten variojnë midis 2 dhe 4 mg në ditë. Është një sasi që mund të jetë lehtësisht e asimilueshme përmes një ushqyerje të ekuilibruar, këshillon Living.
Mungesa e betakarotenit
Nuk regjistrohet një sintomatologji specifike kur ka një mungesë betakaroteni në trup, por mund të lidhet me të njëjtat simptoma të mungesës s vitaminë A. Në një rast të tillë mund të përfshihen simptoma si:
▪ Probleme me shikimin
▪ Probleme me lëkurën
▪ Predispozitë ndaj infeksioneve
▪ Vështirësi në procesin e rritjes
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame