Besnik Zeqiraj është kandidat për Asamblenë Komunale të Pejës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka lindur më 13 maj 1985 në Pejë dhe është i diplomuar në Menaxhment dhe Informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, ku ka përfunduar edhe studimet master në drejtimin Ekonomik.


Karriera e tij profesionale përfshin përvoja në sektorin privat dhe publik.

Aktualisht, Zeqiraj është Zyrtar Kryesor Financiar (CFO) në ndërmarrjen publike KRU "Hidrodrini" Sh.A. Aktiv në Lëvizjen Vetëvendosje që nga viti 2006, ai ka qenë i angazhuar edhe si Administrator dhe Sekretar i Qendrës në Pejë.

Për më shumë se një dekadë, ai ka qenë pjesë e pandashme e kauzave qytetare dhe përpjekjeve për ndryshim në vend.

Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve./Telegrafi/