LAJMI I FUNDIT:

Besimi: Në vitin 2023 autostrada Shkup-Bllacë do të jetë gati

Besimi: Në vitin 2023 autostrada Shkup-Bllacë do të jetë gati

Tre ekskavatorë në dy anët e rrugës kryesore po kryejnë punimet për kilometrat e para të autostradës Shkup-Bllacë. Dy ekskavatorë po rrafshonin një pjesë ku duhet të ndërtohet autostrada.

Me këtë intensitet po zhvilloheshin punimet pak metra larg pikës kufitare të Bllacës. Ministri i Financave, Fatmir Besimi, duke folur në emisionin ClickPlus në TV21 zbuloi se në mes të vitit 2021 pritet të fillojnë procedurat për ndërtimin edhe të pjesës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë, e nëse çdo gjë shkon sipas planit, sipas tij, ndërtimi mund të përfundojë më së largu në vitin 2023.


“Në gjysmëvjetorin e vitit që vjen do të shpallet edhe ankandi për 10 kilometërshit tjetër. Me Bankën Evropiane siguruam mjete edhe për këtë. Nëse përfundon ankandi gjatë vitit që vjen, realizimi duhet të fillojë në vitin 2022, e ndoshta deri në vitin 2023, nëse çdo gjë shkon në rregull, do të realizohet Shkup-Bllacë”, tha Besimi.

Nga ana tjetër, deputeti i ASH-së Elmi Aziri tha se ky projekt duhet të jetë prioritet dhe se nuk duhet ta quajmë “Autostrada Shkup-Bllacë”, por Autostrada “Arbër Xhaferi.

“Unë uroj, që ajo rrugë të përfundoj sa më shpejt dhe dëshiroj që atë trajektoren mos ta quajmë rruga Shkup-Bllacë, por ta quajmë Arbër Xhaferi ashtu siç ka filluar në Prishtinë ashtu të përfundoj deri në Shkup”, tha Aziri.

Edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski patë thënë se autostrada Bllacë-Shkup do të jetë gati brenda tre viteve të ardhshme. Këtë deklaratë ministri e bëri gjatë takimit me homologun e tij nga Kosova në Prishtinë.

Ndërkohë para disa ditëve edhe nga Qeveria njoftuan se është bërë 100% i shpronësimit të tokave ku do të ndërtohet autostrada./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori