LAJMI I FUNDIT:

Besim Muzaqi reagon pas përplasjes me Hajdar Beqën në Kuvend: Mos u turrni me yrysh se nuk ua kemi frikën

Besim Muzaqi reagon pas përplasjes me Hajdar Beqën në Kuvend: Mos u turrni me yrysh se nuk ua kemi frikën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi pas përplasjes që pati me deputetin e PDK-së, Hajdar Beqa në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se PDK-ja në mungesë argumenti po ofendon secilin.

Përmes një postimi në Facebook, Muzaqi ka thënë se opozita është pa kauzë e pa ide.

“Mos u turrni me yrysh e me gjuhë analfabetësh funksional sepse as nuk ua kemi frikën as respektin”, ka shkruar ndër të tjera Muzaqi.


Ai po ashtu tha se Gjykatën Speciale e kanë vendosur mbi sistemin e drejtësisë, pikërisht ata që tash po vajtojnë me lot krokodili.

“E sa i përket vajtimit tuaj me lot krokodili për Gjykatën Speciale ua rikujtoi që atë ia mbivendoset Sistemit të Drejtësisë  pikërisht ju”, shkruan Muzaqi.

Ndryshe, Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, i cili u dëgjua duke i thënë deputetit të VV-së, Besim Muzaqi, ‘krytë ta thej’ ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

Hajdar Beqa flet për tensionimin e situatës në Kuvend
Lexo po ashtu Hajdar Beqa flet për tensionimin e situatës në Kuvend

“Pas fyerjeve që ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, që ia ka bërë vlerave të UÇK-së, viktimave, martirëve, dëshmoreve të Kosovës, ne morëm një vendim që ta lëshojmë sallën”.

“Ministrja vazhdon të qëndron prapa deklaratave të saj që i ka dhënë në vitin 2015, e cila e quan UÇK-në organizatë terroriste dhe thotë se me padurim po e pret formimin e Gjykatës Speciale për ta pajisur me dëshmi dhe për të qenë dëshmitare okulare e asaj Gjykatë për ta dëmtuar imazhin e UÇK-së, duke e quajtur organizatë terroriste”.

“Në si grup parlamentar në shenjë proteste vendosëm me lëshu sallën nga sjellja e ministres së jashtme.  Gjatë rrugës deputetët tonë u provokuan dhe u fyen nga ministrat dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Unë isha njëri nga deputet që isha duke dalë për ta respektuar vendimin e grupit parlamentar”, ka pohuar Beqa për Front Online. Sipas tij, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, i ka shtyrë dhe ofenduar deputetët e PDK-së, duke iu thënë dilni jashtë.

“Deputetin Besim Muzaqi e pash duke u shtyrë me deputet tanë dhe duke i fyer duke ju thënë dilni jashtë. Unë mendova që është ndonjë roje e ndonjë ministri dhe ka hyrë në sallën e Kuvendit ai filloj me më fye edhe mua dhe tentoi të më sulmojë fizikisht. Unë në atë moment i thash se Hajdar Beqa nuk e sulmon askënd fizikisht dhe nuk lejon të sulmohet nga askush fizikisht, kjo ka qenë e tëra nuk kemi pas asgjë personale”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Kalo në kategori