LAJMI I FUNDIT:

Besiktas ka në listë tre futbollistë për t’i transferuar në verë, pjesë e asaj liste edhe ylli i Kosovës

Besiktas ka në listë tre futbollistë për t’i transferuar në verë, pjesë e asaj liste edhe ylli i Kosovës

Gjiganti turk Besiktas po synon që të ndërtojë një skuadër të fuqishme për edicionin e ri.

Besiktas ka mbetur këtë edicion larg garës për titull dhe synimi është të rikthehen fuqishëm në garë.

Kësisoj mediat turke kanë raportuar se bardhezinjtë nga edicioni i ardhshëm do të futen fuqishëm në garë për titull.


E përditshmja turke Hurriyet ka zbuluar edhe tre lojtarët që janë në listën e Besiktasit për t’i transferuar në verë.

Nicolas Gaitan

Mesfushori argjentinas Nicolas Gaitan që luan te Lille dhe sulmuesi Pa Modou janë në listën e gjigantit turk.

E në këtë listë ndodhet edhe ylli i Kosovës, mbrojtësi Fidan Aliti.

Qendërmbrojtësi preshevar ka shkëlqyer ne Suedi me Kalmarin dhe me Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjet eliminatore.

Aliti është në listën e Besiktasit, pasi gjiganti nga Stambolli dëshiron ta përforcojë mbrojtjen me të.

Ka qenë vetë mbrojtësi kosovar që ditë më parë deklaroi për Telegrafin se në verë do të largohet nga Kalmar nëse vije oferta e duhur.

Mbetet të shihet kur të hapet afati kalimtar veror nëse Besiktas do të arrijë të bind Kalmarin ta lë të lirë Alitin.

Kujtojmë që vlera e Alitit në treugun e transferimeve sillet mbi një milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

La Liga
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Kalo në kategori