Këngëtari Besart Halimi, Buraku dhe Grupi Fama kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

"Merrma zemrën" titullohet kënga e tyre e re, e cila është ritmike-verore dhe është vizualizuar edhe me klip.


Muzika dhe orkestrimi janë realizuar nga Fissi dhe Doni, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur njashtu Fissi.

besart2

Ndërkohë, regjistrimi i këngës është bërë në studion e kompozitorit të njohur, Florent Boshnjaku.

Klipi i këngës është mjaft interesantë, dhe sjell një atmosferë mjaft verore nga ve protagonistët.

Ana vizuale i është besuar produksionit ASHA në Prishtinë. /Telegrafi/