Sulmuesi anësor Bernard Berisha ka shënuar golin e parë për këtë kampionat me fanellën e Akhmat Grozynit.

Skuadra e tij shënoi fitore me rezultat 4-0 ndaj Orenburg në kuadër të javës së pestë të futbollit rus.


Berisha shënoi një gol të bukur me gërshërë në minutën e 24-të për rezultatin 2-0.

Këmbëshpejti pejan asistoi edhe tek goli i tretë i skuadrës së tij. Goli i sotëm ishte i pari për Berishën në këtë edicion, ndërsa ka edhe dy asistime.

Ai u shpall edhe më i miri i ndeshjes pas paraqitjes së sotme.

369024013 1002870957427465 5187499131603765137 n

Akhmat mban vendin e nëntë në kampion me 6 pikë pas 5 ndeshjeve. /Telegrafi/

telegrafi sport app