Bernard Berisha ka shënuar golin e parë sot me Anzhin në kampionatin rus, në një ndeshje ku skuadra e tij u mund me rezultatin 4-2 nga Ural.
Pas ndeshjes, Berisha ka dhënë një intervistë të shkurtër sportal.al ku flet për golin e shënuar, kampionatin rus dhe Kosovën.
Bernard, ndeshja e parë në formacion me Anzhin dhe arritët të shënoni. Si ndiheni?
Jam shumë i lumtur për golin por jam pakëz i mërzitur që nuk arritëm të dalim me një rezultat pozitiv në këtë ndeshje. Por kështu është shkruar. Personalisht po kaloj një formë shumë të mirë dhe për këtë falënderoj Zotin.
Cilat janë përshtypjet e krijuara për kampionatin rus pasi keni provuar të luani në dy ndeshjet e para?
Në ndeshjen e parë kam qenë me temperaturë dhe në momentet e fundit doktori ka vendosur që të luaj në pjesën e dytë. Është një kampionat shumë i fortë fizikisht dhe një kampionat shumë interesant, shumë për t’u vlerësuar.
Dy humbje radhazi dhe pozitat e Anzhit nuk janë aspak të mira. Ju shqetëson kjo?
Sigurisht që më shqetëson por unë do të mundohem në çdo ndeshje të jap më të mirën për klubin për të arritur synimet që kemi. Unë jam shumë i lumtur që jam pjesë e Anzhit.
Ndeshja e parë në shtëpi, ndërsa këtë herë në transfertë, aty ku statistikat flasin për Anzhin që ka marrë 11 pikë…
Po të them të drejtën, sot u paraqitëm më mirë se në ndeshjen e parë me Amkar, edhe pse humbëm. Kishim në dorë çdo gjë por fati nuk ishte me ne. Shpresojmë të arrijmë sa më shpejt te fitoret.
Lëmë Anzhin dhe rikthehemi në vendlindje. Kosova pritet të luajë në shtator ndeshjet e para zyrtare. Do prisni Kosovën, apo do pranonit një ftesë të Shqipërisë nëse do t’iu vinte?
Shpresoj shumë që të pranohet Kosova dhe lutem që të pranohet. Sa i përket Shqipërisë nuk kam asnjë koment në lidhje me ketë pyetje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos