LAJMI I FUNDIT:

Berlusconi: S’kam kryer krim!

Berlusconi: S’kam kryer krim!

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, ka paraqitur të enjten një ankesë për dënimin për shfrytëzim seksual dhe abuzim të pushtetit, që rrjedh nga skandali “bunga-bunga”.

Ai po kërkon që të lirohet nga të gjitha akuzat, pasi pretendon se nuk ka kryer asnjë krim, edhe pse u dënua me shtatë vjet burgim nga një gjykatë dhe iu ndalua përjetësisht që të mbaj post publik.

Berlusconi u gjet fajtor për organizimin e orgjive të shfrenuara me të mitura, në veçanti për rastin e valltares ekzotike Karima El Mahroug, dhe se ka shfrytëzuar postin e tij publik për të mbuluar këtë skandal.

Verdikti që ka nxjerr gjykata në Milano në muajin qershor, ende nuk është e plotfuqishme për shkak të ankesave të vazhdueshme të ekipit mbrojtës të Berlusconit. /Telegrafi/