Edhe pse Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta në zgjedhjet e përgjithshme në komunën e Fushë-Kosovës, kryetari i tanishëm nga radhët e kësaj partie, Burim Berisha nuk e sheh si problem kur është fjala për zgjedhjet lokale, ku edhe ka vendosur të rikandidojë për të tretën herë.
Kryetari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha ka thënë se nuk sheh asnjë rrezik për humbje dhe se kjo do të shihet më 22 tetor.
“Jo absolut jo, nuk paraqet kurrgjë ajo për mua, sepse zgjedhjet qendrore janë krejt tjetër problem, zgjedhjet lokale janë krejt tjetër problem. Zgjedhjet lokale janë shumë më atraktive, janë shumë më interesante. Ka më shumë përballje edhe me qytetarë por edhe mes kandidatëve, por edhe mes kandidatëve për asamble… Prandaj ajo që ka qenë në zgjedhjet qendrore nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet lokale dhe do e shohim më 22 tetor që nuk ka të bëjë fare”, tha ai.
Berisha thotë se ka vendosur të kandidoj për kryetar të komunës së Fushë-Kosovës për ta forcuar identitetin urban, ekonomik, social, kulturor e sportiv që po e krijon ky qytet.
“Komuna e Fushë-Kosovës ka ndryshuar rrënjësisht, në këtë ndryshim një prej njerëzve jam edhe unë. Ka plotë njerëz që kanë marrë pjesë në këtë ndryshim të madh të komunës tonë. Wshtë bërë një komunë e këndshme për të jetuar. Wështë bërë një komunë që po rritet me numrin e popullsisë, një vend që e dëshirojnë për me ardh për të punuar njerëzit, një vend që po krijon identitet urban, ekonomik, social por edhe kulturor edhe sportiv, dhe këtu kemi qenë pjesëmarrës në krijimin e këtij identitet. Kam vlerësuar se ka nevojë për ta qëndresuar këtë identitet, për ta bërë më të fuqishëm dhe për ta bërë më të qëndrueshëm dhe më afatgjatë këtë identitet, meqenëse zhvillimet janë të shpejta dhe ndryshimet kanë qenë shumë të shpejta kur kihet parasysh se si ka qenë para 15 viteve dhe si është sot”, tha Berisha për Kosovapress.
I nominuari i LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Burim Berisha ka premtuar investime më të mëdha në arsim për rritjen e cilësisë.
”Pjesa tjetër do të jetë arsimi, bile arsimin do ta qesë në pjesë të parë, do të bëjmë investime bukur të mëdha në arsim prapë, do të bëjmë investime edhe në infrastrukturë por jo shumë sepse nuk kemi shumë nevojë, por do të bëjmë investime në cilësinë e mësimit… Pjesa e parë ose mundësia e parë ose investimet e para do t’i bëjmë në ato shkolla për t’i liruar nga numri i madh i nxënësve, do me thënë fokusimi do të jetë në qytet, tani për këto katër vite i kemi përfunduar dy shkolla, jemi duke i përfunduar edhe dy të tjera… Do të krijojmë kushte optimale edhe për nxënësit në Fushë-Kosovë këto do të jenë me salla sporti, pastaj do të kemi një palestër të madhe sportive, do të kemi besoj palestrën e parë sportive në Kosovë për artet marciale, sportet luftarake”, shtoi ai.
Ndërsa në planin e tij qeverisës për katër vitet e ardhme parasheh edhe rritjen e stafit shëndetësor, ndërtimin e disa qendrave mjekësor familjare nëpër fshatrat e Fushë-Kosovës.
Prioritet i qeverisjes së tij thotë se do të jenë edhe zhvillimi rural dhe infrastrukturor që do të përfshijë pjesët e pa përfunduara të asfaltimit, kanalizimit, ujësjellësit, ndriçimit dhe mbeturinave.
Sa i takon planit urbanistik për Fushë-Kosovën, Berisha thotë se për 4 vitet e ardhme parasheh ndërtimin e një lagjeje luksoze në Bresje dhe Ulgar me një infrastrukturë më të mirë se sa pjesët tjera të qytetit.
“Ne jemi në fazën e ndryshimeve të mëdha, ndryshimeve ekonomike, ndryshimeve urbane. Ne do të vazhdojmë të punojmë për ta quar përpara pjesën urbane, do të vazhdojmë me një ndërtim të një pjese të qytetit që do të jetë qytet luksoz, do të ketë lagje luksoze… Ka me qenë kjo pjesa prej Bresjes dhe Uglarit, kjo do të jetë pjesa, koncepti im është që do të jetë një qytet për pjesën luksoze dhe për pjesën e njerëzve që japin më shumë para për ta blerë një banesë por edhe natyrisht që do të jenë me një infrastrukturë shumë më të mirë se sa pjesa tjetër sepse do të jetë shumë më shtrenjtë… Për këtë pjesë jemi duke punuar qe dy vite por nuk kemi pas rast ta shpalosim…do të vazhdojmë për pjesën urbane edhe më tutje ta ndryshojmë, ta zhvillojmë për pjesën e mesme të njerëzve dhe qytetarëve dhe për pjesën e varfër”, tha ai.
Me planin urbanistik kryetari, Burim Berisha ka premtuar shtim të mini-parqeve dhe këndeve të lojërave për fëmijë në hapësirat e ndërtesave në qytet, ndërsa thotë se për parqe më të mëdha brenda në qytet nuk ka mundësi, pasi që kjo komunë nuk qëndron mirë me hapësirave publike.
Burim Berisha, kryetari i tanishëm i Fushë-Kosovës ka shtuar se e ka besimin e plotë të qytetarëve të këtij qyteti dhe se ata që duan të bëhen kryetar duhet të tregojnë se si do ta bëjnë Fushë –Kosovën, pasi që se si është dihet.
Ndryshe, Burim Berisha ka qenë për dy mandate kryetar i komunës së Fushë-Kosovës dhe tani për herë të tretë është ri kandiduar për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shaqiri: Është prolonguar ligji për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat
SPAK u sekuestron 10 milionë dollarë kriptovaluta vëllezërve Çopja dhe pasuri të tjera të patundshme
Altin Krasniqi takon banorët e fshatit Krajkova dhe Damaneku: Ne kemi vepra të dëshmuara në të kaluarën dhe program të qartë për të ardhmen
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!