Kryeministri u lodh shumë shpejt dhe pse kishte më pak se dy minuta që kishte nisur fjalimin, hoqi xhaketën. Më pas fjalimi i tij nisi të ishte me pauza të gjata dhe të shpeshta. Berisha shpesh gjatë fjalimit bëri gabime, si për shembull ngatërroi të diplomuarit me diplomatët. Por, atij iu rikthyer entuziazmi pasi nisi të akuzojë kreun e PS-së, Edi Rama.

“Ty shok në autobus dua të të them dy fjalë: Në Shkodër u the shkodranëve se janë ndërtuar gjithsej 600 km. Shkodranët qeshën dhe u tallën me. Nga autobusi yt shpike shifrën tjetër 1500 km rrugë. Mjeranë, i shkretë, i padijshëm, s’di asgjë nga punët shtetërore. Ke qenë kryetar bashkie, o piktor i dështuar, e ke lënë qytetin me 250 km rrugë dhe rrugica të paasfaltuar”, u shpreh Berisha, transmeton Shekulli.online.


“Mësoje këtu, njeri i shkretë, i varfër dhe i mjetë në ide, se çdo rrugë ndërtohet me një projekt se çdo rrugë ndërtohet mbi një preventiv, se çdo preventiv zbatohet me një financim dhe se o shoku i autobusit vetëm fondi shqiptar i zhvillimit me 320 milionë dollarë ka nderuar 1520 km rrugë”, shtoi ai.

Berisha e mbylli fjalën duke thënë se Rama është, “dromofob", (dromos në greqisht do të thotë rrugë) dhe shtoi se qeveria e tij do të shtrojë çdo kilometër rrugë të vendit. /Telegrafi/