Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar ashpër Altin Dumanin në dyert e godinës së Strukturës së Posaçme, ku u paraqit për të zbatuar masën e sigurisë që Gjykata kishte caktuar për të, në lidhje me dosjen “Partizani”.
Teksa e cilësoi SPAK si organizatë kriminale, Berisha u shpreh se kreu i SPAK Altin Dumani fle mbi dosje të rënda vetëm me urdhër politik.
“Siç e dini organizata kriminale SKAP kërkoi nga gjykatësi kukull që Sali Berishës t’i rikthehet arresti në shtëpi, për shkak se jo se prish provat, jo se kanë asnjë fakt, por sepse ka sulmuar gjykatësit e prokurorët. Ky është një moment kritik, kur këta kriminelë që flenë mbi dosje duan të bëhen xhelatë të fjalës së lirë. Unë do t’i sulmoj ata që bashkëpunojnë me krimin. Unë do të faktoj sesi Dumani fle mbi dosje krimi. Do të faktoj sesi këta anëtarë të SKAP në deklaratat e tyre thonë se e kam blerë me 380 m2 apartamentin kurse ekspertëve të tij i urdhërojnë të vlerësojnë me 520 m2 ndërtimin e viteve 70. Altin Dumani është kryekriminel elektoral sepse ka mbyllur të gjitha dosjet e krimeve elektorale. Unë gjeta McGonigal që po i bënte kurs Dumanit. Dhe ai i thoshte në këtë mënyrë duhet të veprosh. Gjeta Lali vjedhësin që po rrihej me kolegët. Thërrisni Ajolën, por jo Lindën. Gjeta Ulusiun, po zihej me Dumanin për çantën Louis Vuiton. Pasi Ulusiu pasi ka marrë një sasi parash kërkon një çantë të shtrenjtë. Aty i gjeta këto. Unë gjeta raftet me 130 milionë euro të djegësit të Tiranës që po i ndanin me njëri-tjetrin. Gjeta paratë e sterilizimit që kishin arritur aty. Do të jap dokumente se këta janë një organizatë kriminale”, tha Berisha.
Më tej, ish-kryeministri u shpreh se nga dita në ditë do të vijojë me denoncimet e tij për SPAK, duke cilësuar sipas tij disa të dhëna që i ka siguruar nga jashtë sipas të cilave, Taulant Balla i ka shërbyer një grupi kriminal në Elbasan për të goditur rivalët, në këmbim të votave.
“Të paktën Dumani dhe një grup i tij funksionojnë si një organizatë kriminale. Më 10.02.2020 target është njëri nga banditët e bandës së Elbasanit, informon me telefonin e tij AM580 se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos tender apo favore përveç atyre që kishin rënë dakord. Ky mesazh iu çua Taos dhe i lanë afat deri në dhjetor. Taos i kërkuan arrestimin e kundërshtarëve. Taos i kërkoi garanci për votën nëse i burgosin ata që kërkonin ata. Dhe përgjigja ishte që ata e garantonin. Pastaj Tao tha që do të shkojnë në burg këtë vit. Taulant Balla është një kriminel. Kjo është një nga të dhënat që ka në dosje. Më 25 mars 2021 u arrestuan sipas këtij premtimi Capajt me kërkesë të Çelajt. Më pas Tao tha ata do të shkojnë në burg. Dhe kështu Tao doli kampion i votave. Tao përcakton tenderë, vendimet e gjykatave dhe merr përsipër me listë arrestimin dhe në kundërpërgjigje merr garanci për votat. Ky është vetëm një aspekt i dokumenteve të pafundme për SPAK. Kjo është një organizatë që për të gjitha këto, Tao shëtit nga një vend në një vend dhe ky është një aspekt pasi ka shumë të tjera të rënda. Unë jam zotuar se do ta faktoj se përse Dumani është kreu i një organizate kriminale. Ai i ka këto gjëra prej shumë kohësh”, deklaroi Berisha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Numri i vdekjeve si pasojë e ndotjes së ajrit në RMV është deri në 10 herë më i lartë në krahasim me vendet e Evropës

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Bishlimovska: Ka ardhur koha që ne të thërrasim infermierët në pension për të punuar në shëndetësi

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania