LAJMI I FUNDIT:

Berisha, Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, pasi në luftë është dashur të vije në Koshare

Berisha, Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, pasi në luftë është dashur të vije në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të tregoj patriotizëm në paqe, pasi në luftë, sipas tij është dashur të shkoi tek ai në Koshare.

Ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohet për pandeminë COVID-19, tha se ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi duhet të operojë me duar të lira nga ekzekutivi.

“Kryeministri bënë mirë t’ia lejë duart e lira ministrit që të operojë në profesionalizimin e tij. Ta tregojë patriotizmin profesional tani në paqe, pasi në luftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare. Mos ta sjellin para aktit të kryer siç kanë bërë me rastin e vendosjes së masave me të cilat u befasua edhe vet ministri”, tha ai.


Deputeti opozitar kritikoi kryeministrin edhe për ashpërsimin e masave anti-COVID.

Sipas tij, Qeveria Kurti mund të bëhet qeveria e parë që rrëzohet për shkak të revoltës qytetare.

“Ajo çfarë mund të ndodh kryeministër është se mund të jetë qeveria e parë që rrezohet për shkak të revoltave qytetare”, tha ai.

Krahas këtyre, deputeti Berisha tha se zhvillimi i demokracisë nuk është meritë e qeverisë Kurti, por e gjithë qytetarëve dhe tranzicionit të pushtetit.

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Kronika e Zezë
Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Politikë
Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Lajme
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Kalo në kategori