Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka thënë se nëse Kosova do të tregohej korrekte me partnerët ndërkombëtarë dhe nëse nuk do të ishte e fokusuar në një dialog teknik me baza pseudo-politike, atëherë sipas tij, vendi ynë do të integrohej në BE.
“Procesi i hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është me një rëndësi të dyfishtë, po i përmbyll në një proces të pakthyeshëm integrues”, kështu ka përshëndetur hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian(BE), ish-diplomati Anton Berisha.
Sipas Berishës, kjo ditë mund të quhet historike për Ballkanin.
Berisha ka thënë se procesi i negociatave është proces i mundimshëm, pasi që në thelb vendimet janë politike ndërsa dialogu dhe negociatat janë të natyrës teknike.
“Maqedonia ka pasur probleme me fqinjë, me Greqinë dhe Bullgarinë ndërsa Shqipëria për shkak të mungesës së reformave është dashur 10 vjet të presë për çeljen e negociatave”, ka thënë Berisha në RTV Dukagjini.
Ndërsa pas dështimit të takimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që parashihej të ndodhte të martën e 19 korrikut, ka thënë se Serbia është në një udhëkryq të një orientimi që nuk është në favor të integrimeve evropiane.
Për Berishën, çdo kryeministër i Kosovës duhet të ketë parasysh qëllimin e Kosovës.
“Për fat të keq, kryeministri Kurti dialogun nuk e ka kuptuar si proces për Kosovën, por si betejë politike për përfitime elektorale, e që shpresojë që kjo ditë e sotshme do t’ia ngushtojë këtë qëllim”, ka shtuar ai.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës po përdorë një politikë izolacioniste, pasi siç thotë ai, Kosova asnjëherë nuk ka pasur një Qeveri më jokompetente.
“Kjo Qeveri është një kombinim i mungesës së vullnetit dhe jo kompetencës”, ka theksuar ai.
Ai ka thënë se nëse Kosova do të tregohej korrekte me partnerët ndërkombëtarë dhe nëse procesi i dialogut do të kishte progres e jo të kishte dialogje teknike pseudopolitike, atëherë do të kishte integrim drejt BE-së.
Po ashtu ai ka deklaruar se proceset e mëdha janë të rënda dhe duhet të shfrytëzohet momenti.
“Ka qenë një tren që e kemi humbur, Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina. Pritja e trenit tjetër ka qenë më e komplikuar”, ka shtuar ai.
“Liberalizimi i vizave me veprimin e sotshëm e ka humb më shumë kuptimin, kjo ndoshta do të dërgojë në një lëvizje prej instrumenteve evropiane”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, nuk duhet çdo padrejtësi të lidhet me procesin e dialogut.
“Çdo dialog me Serbinë ka dështuar, nuk presim që ata të pajtohen për temat të cilat janë kërkesa legjitime tonat, ideja është që historikisht ka qenë që sa herë pala serbe ka qenë jo konstruktive, BE është pozicionuar në anën tonë, dhe jo të marrim fajin e dështimit të dialogut”, ka shtuar ai. /Dukgajini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët