LAJMI I FUNDIT:

Berisha bashkohet me partinë e minoritetit grek për zgjedhjet vendore në Shqipëri

Berisha bashkohet me partinë e minoritetit grek për zgjedhjet vendore në Shqipëri

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka nënshkruar sot marrëveshje për aleancë me Partinë e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules që mbështet minoritetin grek në Shqipëri për zgjedhje vendore të 14 majit.

Në një ceremoni ku morën pjesë krerët e dy partive, PD angazhohet përmes marrëveshjes së koalicionit që të mbështesë kandidatët e PBDNJ në bashkitë Himarë, Dropull dhe Finiq, ndërsa kjo e fundit do të dalë në krah të PD në të gjitha zonat e tjera zgjedhore.

Sali Berisha e cilësoi si një marrëveshje koalicionin normale atë me PBDNJ, e cila sipas tij vjen në një kohë të vështirë që ka si synim të largojë atë që ai e quan regjimin e Edi Ramës.


“Kënaqi për këtë marrëveshje me një aleat të hershëm të PD me të cilën ne vendosim të bëjmë një betejë kundër monizmit të plotë, të vendosur nga regjimi më i korruptuar në Europë nga Edi Rama. Përmbysja e këtij monizmi është përparësi absolute e çdo qytetari të lirë, çdo opozitari. Ne së bashku me PBDNJ, Omonian bashkojmë forcat me bindjen se më 14 maj do t’i japim një goditje fatale sistemit monist, por ne synojmë t’u kthejmë bashkitë qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

Edhe kreu i PBDNJ, Dule shprehu kënaqësinë për arritjen e këtij kompromisi, duke u angazhuar për të dërguar para qytetarëve kandidatët më të denjë për drejtimin e bashkive.

“Kënaqësi për nënshkrimin e marrëveshje me opozitën e bashkuar për zgjedhjet e 14 majit. Është një bashkëpunim i hershëm me PD dhe i suksesshëm si në opozitë dhe qeverisë. Do të veçojë bashkëpunimin 2005-2009. Kjo marrëveshje nënshkruhet në kushtet kur në vendin tonë, demokracia, të drejtat dhe liritë janë në intubim. Me këtë marrëveshje synojmë që komuniteteve t’i sjellim kandidaturat më të denja. Primaret e PD ishin një rësi dhe një realitet i pakthyeshëm”, u shpreh Dule. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
Kalo në kategori