Simon Laprise ka arritur ta "ndërtojë" një veturë nga bora, me qëllim që të tallet paksa me kompanitë që merren me konfiskimin e veturave që parkohen në vendet e ndaluara, por "vepra e tij artistike" fitoi vëmendjen e disa policëve që nuk ishin në dijeni se bëhej fjalë për një veturë bore.

33-vjeçari nga Montreali i Kanadasë që merret me përpunimin e drurit, ka pranuar se ishte thjesht një shaka, por policët kur e panë "veturën" të parkuar në vendin e ndaluar, nxorën bllokun për t'ia shqiptuar një tiketë, transmeton Telegrafi.


1 384

"E kam bërë këtë veturë për të bërë paksa shaka, dhe të shprehi kreativitetin tim", ka deklaruar Laprise për Buzzfeed.

2 138

Bëhej fjalë për një "maketë" të borës të modelit DeLorean DMC-12, edhe pse disa thoshin se më shumë ngjante me gjeneratën e tretë Toyota Supra.

3 117

Parkimi i veturave në rrugët e mbuluara me borë në Kanada është e ndaluar me ligj, për shkak se punëtorët e komunës nuk mund të kryejnë pastrimin lirshëm, dhe për këtë arsye policia ishte ndalur për t'i shqiptuar një tiketë pronarit të saj.

4 100

Dhe kur policët e kuptuan se bëhej fjalë për një "veturë bore" ia shkruan një "tiketë" të rreme me një mbishkrim "na e ke ndrequr natën". /Telegrafi/

5 87

6 65

7 58

8 50