Kompania Quantix ka lansuar më 28 prill softuerin që bazohet në Inteligjencë Artificiale, përmes së cilit gjuha shqipe do të transkriptohet në mënyrë automatike nga përmbajtjet audio-vizuale në forma të tekstit të shkruar.
Për më tepër se kaq, teksti do të shkarkohet i gatshëm në disa forma të përshtatshme për t’u përdorur në media, gjykata apo institucione të tjera shtetërore.
E gjithë kjo është mundësuar falë një pune më shumë se 3-vjeçare në kuadër te projektit “Albanian Speech to Text”, për te cilën kompania ka investuar në shumë sfera të teknologjisë, sikurse njohuri, serverë të avancuar dhe përmbajtje.
Të ftuara në një emision televiziv, Blinera Fazlija dhe Vesa Berdyna nga kjo kompani shpalosën më shumë informacione rreth Shqip.ai, që tanimë është platforma më e kërkuar në tregun e Kosovës dhe më gjerë.
Ato theksuan se platforma ka filluar zhvillimin e saj qysh para 4 vitesh dhe që nga java e kaluar ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga publiku.
“Platforma ofron transkriptim të zërit të folësve në gjuhën shqipe, me një saktësi prej mbi 90 për qind dhe është testuar tashmë në fusha prej më të ndryshmeve, si nga kompania, si nga tashmë përdoruesit e Shqip.ai. Për të arritur këtë saktësi, përdoruesit duhet të kenë kujdes që të mos ketë shumë zhurmë dhe që audio të jetë i pastër”, tha Blinera.
Ajo po ashtu shtoi se përveç institucioneve publike ku fokusi ka qenë më i madh, Shqip.ai ka parë një interes jashtëzakonisht të madh edhe në fusha të ndryshme duke i theksuar individët dhe kompanitë e përfshira në hulumtim, media, krijimtari publicistike dhe content creators të rrjeteve sociale.
Ndërsa, pjesëtarja tjetër e ekipit, Vesa tha se ideja e përdorimit të platformës është që të gjithë ata që mund të përfitojnë nga ky produkt ta përdorin atë, pra gjen përdorim në të gjitha fushat.
Ajo me tej theksoi se përdorimi i Shqip.ai do ta përmirësonte dukshëm cilësinë e punës edhe në Kuvend.
E në një intervistë tjetër, Alba Kelmendi dhe Gresa Klinaku nga Shqip.ai folën për fillimet e vështira të platformës.
Ato u shprehën se fillimisht kanë punuar shumë persona për të lexuar dhe dalluar theksin në materiale, dhe pastaj u krye validimi i të gjitha të dhënave.
“Një sfidë kryesore ishte mungesa e materialeve në gjuhën shqipe, pasi ajo është një nga gjuhët më të vështirat në botë”, tha Alba duke shtuar se lokalizmat nga Shqip.ai kanë treguar sukses në transkriptim.
Ndërsa, Gresa theksoi se platforma Shqip.ai ka qasje për të gjithë dhe ka gjetur përdorim në Qeveri, kuvende komunale, marketing, media e universitete.
“Një pyetje që është ngritur është nëse Shqip.ai do të lërë njerëzit pa punë. Përgjigja është se platforma nuk e lë njerëzit pa punë, por lehtëson punën, ofron mundësi për produktivitet dhe bën jetën më të lehtë për të gjithë përdoruesit”, u shpreh mes tjerash ajo.
Gjatë intervistës u përmend se për momentin të gjithë ata që aplikojnë për përdorim, do të kenë minuta falas për ta provuar Shqip.ai, dhe se strategjia e çmimit në afat të gjatë për të interesuarit do jetë e përballueshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna
Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri