LAJMI I FUNDIT:

Berati – kopshti shkëmbor i Evropës jug-perëndimore

Berati – kopshti shkëmbor i Evropës jug-perëndimore
Foto: Ilustrim

“Swedish Nomad” është një blog udhëtimi, të cilin e menaxhon Alexander Waltner. Alex është fotograf dhe bloger i njohur udhëtimi që e shëtit botën tërë kohën qysh prej vitit 2014.

Blogun e ka filluar për ta ndarë pasionin e tij të udhëtimit dhe për t’i inspiruar edhe tjerët ta eksplorojnë botën, transmeton Telegrafi.

Alex shkruan mjaft shpesh për qytetet shqiptare në përgjithësi, të cilat ua rekomandon turistave nga e gjithë botave që t’i vizitojnë. Madje, pak kohë më parë ka shkruar se cilat janë disa prej plazheve më të bukura të Shqipërisë të cilat duhet t’i vizitoni, ka shkruar për Prizrenin, etj.

“Swedish Nomad”: Plazhet më të bukura të Shqipërisë për vitin 2019
Lexo po ashtu “Swedish Nomad”: Plazhet më të bukura të Shqipërisë për vitin 2019

Sidoqoftë, së fundmi ai ka publikuar një shkrim tjetër të cilin ia ka dedikuar krejtësisht qytetit të Beratit.

Beratin, që ndryshe njihet si Qyteti i Bardhë, e përshkruan si destinacion të mrekullueshëm dhe e konsideron si një prej vendeve më të bukura të Shqipërisë, duke e lavdëruar për stilet unike të arkitekturës nga periudhat e ndryshme kohore.

Gjërat të cilat duhet t’i bëni në Berat

Ka plotë vende historike që mund t’i shihni, por Alex ju rekomandon edhe t’iv izitoni disa prej restoranteve vendase, kafeneve, punishte vere, etj.

– Vizitojeni punishten e verës Nurellari
– Admirojeni arkitekturën unike të Beratit
– Shëtituni në lagjen Gorica
– Shëtituni në zonën Mangalem
– Vizitojeni kishën Shën Teodori dhe shijojeni pamjen
– Vizitojeni Manastirin e Shën Spiridhonit
– Vizitojeni Kështjellën e Vjetër
– Blini punime dore vendase
– Hani ushqim të shijshëm në “Home-Made Food Lili”
– Vizitojeni Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”
– Shikojeni monumentin kulturor “Halveti Tekke”
– Mrekullohuni nga pamja e kishës ortodokse “Shën Demetrius”

Më shumë informacione për Beratin

Berati është qytet i lashtë historik, i cili ka shërbyer si vendbanim i ilirëve para më shumë se 2,400 vjetëve. Qysh prej atëherë, kultura dhe civilizime të ndryshme kanë ndikuar në qytet, ndërkaq vizitorët sot mund ta shohin arkitekturën e cila ka arritur t’i mbijetojë historisë.

Lagjet e vjetra të qytetit të vjetër janë Mangalemi, Gorica dhe Kala. Berati është listuar si një prej qyteteve më të bukura në Evropë, ndërkaq është shembull i mirë i një qyteti të ruajtur mirë osman.

Qyteti i vjetër i fortifikuar i Beratit është i mbushur me kisha e xhami të bukura, të cilat janë të dekoruara me ikona e piktura muri. Qysh prej vitit 2005, Berati është njohur si trashëgimi botërore edhe nga UNESCO.

Berati është krenari e madhe për historinë e kulturën shqiptare, ndërkaq aty keni mundësinë ta shihni një kombinim të mrekullueshëm të kulturave lindore e perëndimore. Shtëpitë e vjetra në Mangalemi dhe Gorica janë ndër gjërat më interesante që do t’i shihni.

Që të dy lagjet shtrihen në secilën anë të lumit Osum dhe në vitin 1780, ato janë lidhur nga një urë e bukur. Berati është gjithashtu i njohur për kishat grandioze bizantine, të cilat nuk duhet t’i lini pa i vizituar.

Fakte për Beratin

– Pseudonimet: “Qyteti i Njëmijë Dritareve”, “Qyteti i Bardhë”, “Dritaret njëra mbi tjetrën”
– Popullsia totale: ~ 117,000
– Hapësira territoriale: 379.98 km2
– Historia: Berati ekziston prej shekullit 6-5të Para Krishtit dhe është shfrytëzuar nga ilirët

Restorantet që duhet t’i vizitoni

Ushqime e verëra të shijshme ka me bollëk në Berat, prandaj, nëse jeni adhurues i ushqimit, sigurohuni t’i vizitoni disa prej restoranteve më të njohura të këtij qyteti:

– Restoranti Mangalemi
– Home-Made Food Lili
– Temi Albanian Food
– Heaven’s Kitchen

Disa prej ushqimeve tradicionale që mund t’i provoni janë pula me përshesh dhe çorba e Tomorrit. /Telegrafi/

Berati, qyteti i dritareve dhe perla e Ballkanit – vend që patjetër duhet ta vizitoni
Lexo po ashtu Berati, qyteti i dritareve dhe perla e Ballkanit – vend që patjetër duhet ta vizitoni

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Kalo në kategori