Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka kujtuar Kuvendin e parë zgjedhor të LDK-së, të mbajtur më 5 maj 1991 në lokalet e Medreses Alaudin në Prishtinë.

Beqiri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka historinë, të sotmen dhe të ardhmen e saj.


Ai ka pohuar se LDK as më herët as tani nuk është gjunjëzuar dhe nuk mund të gjunjëzohet nga askush, as nga brenda as nga jashtë, transmeton Telegrafi.

Sipas Beqirit, LDK është aset kombëtar.

Ai ka thënë se si delegat i të gjitha Kuvendeve të mbajtura deri tani, për të LDK është mbi të gjitha dhe mbi çdo interes personal.

Beqiri ka thënë se duhet ruajtur dhe zhvilluar LDK-në./Telegrafi/