Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se sot se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një takim me kryetarët e degëve të kësaj partie, ka diskutuar çështjet aktuale politike, me të cilat po ballafaqohet Kosova, siç është çështja e dialogut me Serbinë, protestat e thirrura nga VV dhe për zgjedhjet e mundshme të parakohshme.
Për protestën e 29 shtatorit që pritet të mbahet nga VV, Beqiri tha se nuk do ta përkrahin derisa të shteren të gjitha mundësitë në institucionet e Kosovës, por nuk ka përjashtuar mundësinë e organizmit të protestave nga LDK-ja në të ardhmen.
“Insistojmë që ky dialog, e para nuk është i ngutshëm. I ngutshëm është vetëm për Serbinë ky dialog, pastaj konsiderojmë që këto institucione janë shumë të brishta dhe e vetmja mënyrë është që kjo të bëhet pas në legjitimiteti që do ta merrnin me votën e qytetarëve. Pra, në një proces të ri zgjedhor nacional. Është po ashtu shumë e qartë se ky qëndrim nuk është për shkaqe personale, por sjelljet dhe qëndrimet e presidentit Thaçi, veçmas në temën e të ashtu quajturit korrigjim. Për LDK-në është ashtu siç e kemi thënë, diçka e pa pranueshme. Ne konsiderojmë se mund të ketë diçka prapa kësaj, larg asaj, që të jetë ndonjë tendencë për Asociacion me fuqi ekzekutive, që është e pa pranueshme për ne”, ka thënë Beqiri.
Ai ka shtuar se LDK-ja do të bëjë çmos që të pengohet çdo kush që shkon të dialogojë për korrigjim të kufijve, sepse kjo sipas tij, do të ishte edhe një vepër penale.
Ai ka ripërtëritë qëndrimin e LDK-së se nuk do të përkrah protestën e 29 shtatorit, por nëse dikush nga deputet e LDK-së e përkrah këtë protestë, LDK nuk do t’ia ndalojë askujt që të shkojë në protestë.
“Nëse do të duhej të ketë protesta në një të ardhme, ne s’e kemi mbyllë derën sa i përket protestave. Nëse do të ketë nevojë, LDK-ja me organet saj do të marrin vendim, por LDK-ja do t’iu prijë këtyre protestave. LDK-ja do t’i organizon këto protesta dhe LDK-ja do të merr përgjegjësi në menaxhimin dhe organizmin e një proteste të tillë eventuale. Ne nuk ia ndalojmë askujt me shkuar në protestë, po supozojmë paqësore që do të bëhet dhe nuk mundem me i thënë askujt shko ose mos shko. Por, sa i përket qëndrimit të LDK-së, është ky qëndrim dhe sa i binden të tjerët, është çështje tjetër. Nuk janë mbyllur shtigjet, nuk janë mbyllur rrugët për këtë punë, ka me pasur kohë edhe për këtë çështje besoj, nëse nuk ndalet ky dialog dhe nëse vazhdon ky tentim i dëmtimit të vendit tonë nga kush do qoftë”, tha ai.
Beqiri ka thënë ndër të tjera se GP i LDK-së do t’i përkrah projektligjet për formimin e ushtrisë së Kosovës, nëse kjo ndodhë në koordinimi më NATO dhe faktorin ndërkombëtar.
Për çështjen e vesternëve të UÇK-së, Beqiri tha se është shumë e qartë se ka pasur abuzim në këtë proces, dëmtim të buxhetit dhe kërkoi që kjo duhet të zbardhet nga organet e drejtësisë, raporton kp,përcjell Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova