Po mbahet Konferenca e dytë Ndërkombëtare “Digitalks”, në të cilën pjesëmarrësit po ndajnë dhe po shkëmbejnë praktikat dhe politikat për nxitjen e inovacionit dhe ndërmarrësish, me fokus të veçantë në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, tha se synojnë që kjo konferencë të bëhet vjetore.
“’Digitalks’ synon të jetë konferencë vjetore që mbledh 1 mijë palë të interesuara, politikëbërës, akademikë, studentë, inovatorë dhe shtresa ndërmarrëse që synon me i shkëmbyer praktikat më të mira për nxitjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë dhe rritjen ekonomike të qëndrueshme që bën prosperitet për rininë tonë”, tha Beqaj.
Zhvillimi i rajonit, sipas tij, mundësohet përmes gjeneratave të reja.“Ne besojmë se integrimi evropian duhet të shkojë përmes reformave ekonomike dhe përgatitjes së zhvillimit ekomomik. Kemi sfida dhe nevoja për me ndryshuar konceptin ekonomik dhe na mundëson që rajoni të shkojë drejt zhvillimit dhe kjo është e mundshme përmes gjeneratave të reja që po shkon më shpejt sesa institucionet tona”.
Sipas Beqajt, teknologjia digjitale po rritet 7 herë më shumë sesa pjesa tjetër e ekonomisë, raporton EO.“Teknologjia digjitale po rritet 7 herë më shumë se pjesa tjetër e ekonomisë”, tha ai.“Rajoni ka nevojë që rininë e trajnuar dhe të edukuar ta mbajë në vende tona dhe të punojë për tregjet evropiane. Ne synojmë rininë ta mbajmë në Kosovë, të punojë në rajon dhe tregje evropiane”.
“Si ekonomi digjitale jemi duke u mundu me punu edhe në fusha tjera si qeverisja, shëndetësi, ekonomia e qëndrueshme dhe ky sektor gjen zbatim. Jemi të interesuar përmes zhvillimit të ndërmarrësisë dhe inovacionit të zhvillojmë ndërmarrje të vogla dhe mesme ku jo vetëm do i plasojmë produktet tona në Kosovë, por edhe në vende evropiane”.
Beqaj shtoi se për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik janë të domosdoshme inovacioni dhe teknologjia.“Inovacioni dhe teknologjia janë të domosdoshme për të pasur zhvillim të qëndrueshëm, për me përmirësuar procese, për me rritë konkurrencën, për të ofruar zgjidhje kreative dhe kërkon burime të kualifikuara njerëzore dhe kjo është pse duhet të lidhim ekonominë me edukimin”.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, nga këtu ka bërë thirrje që shtet anëtare të BE-së në dhjetor të marrin vendim për liberalizimin e vizave për kosovarët.
“Ne jemi me fat që jemi populli me demografinë më të re ne Evropë dhe duhet të kemi potencial me shndërrua një mundësi të madhe për zhvillimin ekonomik. Dhe po ashtu komisionerja Gabriel që e ka shndërruar agjendën digjitale në Ballkanin Perëndimor në një realitet dhe presim që këto vende të integrohen ne ketë agjendë sa me shpejtë e sa me barabarte”.
“Ulja e tarifës roaming do mundësonte qytetarët e Kosovës të kenë qasje sa ma të madhe te informata dhe te iniciative të reja të zhvillimit ekonomik”.
“Ne po debatojmë për dialogun Kosovë-Serbi, është vendosmëri e jona qe ta mbyllim shtet-ndërtimin e Kosovës dhe ta lëvizim në një shoqëri te re, një shoqëri re mund te ndërtohet duke ndërtuar ekonomin dhe ajo duhet te jete ekonomi digjitale”.“Shtetet anëtare mund të jenë inovative në raport me Kosovën nëse ne dhjetor këshilli evropian merr vendim qe qytetarët e Kosovës me udhëtuar pa viza drejt vendeve evropiane dhe ju kisha lutë që këtë me e vendos si prioritet”.
Mariya Gabriel, komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale tha se ngjarje të tilla ku mblidhen të gjitha vendet e Ballkani, kanë ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Sipas saj, BE dhe kjo pjesë e Ballkanin kanë të ardhme të përbashkët, prandaj edhe duhet angazhimi i të gjithë në këtë drejtim.
“Ngjarjet e tilla mbledhin personalitete dhe profesionit nga gjitha shtetet e Ballkanit për të shkëmbyer njohurit e tyre dhe praktikat duke kontribuar drejt promovimit të ndermarresisë duke pas ndikim të drejtpërdrejtë në rritje ekonomike në Kosovë dhe regjion. Kjo është bërthama e vizionit tonë si Komision Evropian, ne jemi të bindur që puna e përbashkët me partneritet mund të u ofroj qytetarëve mundësi më të mirë dhe perspektivë konkrete evropiane”.
“BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë të ardhme të përbashkët si kultura, historia, vlera, ne jemi një komunitet vlerash që i mbrojmë me krenari sepse vlerat dhe parimet tona evropiane e sigurojnë që interesat e qytetarëve të jenë boshti kurrizor i politikave që nxjerrim”.
“Agjenda digjitale për Ballkanin Perëndimor synon me zhvillu digjitalin për transformim digjital të shqyej përpara konferencën që të kemi zhvillimin e ekonomisë së qëndrueshme, ne duhet të garantojmë që shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të bëjnë benefitet e këtij transformimi digjital që është i paevitueshëm dhe për këtë duhet te kemi përkushtim ndaj kësaj agjende që të rinjtë të kenë shkathtësi të duhura në kërkesat afariste biznesore ne ketë aspekt”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova