LAJMI I FUNDIT:

Beogradi kushtëzon marrëveshjet për krijimin e Asociacionit

Beogradi kushtëzon marrëveshjet për krijimin e Asociacionit

Autoritetet në Beograd kanë këmbëngulur që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë të formohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe jo duke respektuar Kushtetutën e Kosovës.

Marrëveshja e arritur më 25 gusht të vitit te kaluar, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, parasheh që Asociacioni të ketë një shkallë autonomie në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe planifikimit urban e rural.

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Asociacioni, siç e parasheh Prishtina, nuk i kontribuon bashkësisë serbe në Kosovë.


“Neve nuk na intereson nëse Asociacioni do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Asoaciacioni duhet të jetë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit. Beogradit i është thënë se Asociacioni nuk do t’i ketë kompetencat, për të cilat është rënë dakord me Marrëveshjen e Brukselit, porse Prishtina do të bëjë përpjekje t’i reduktojë ato përgjegjësi, në mënyrë që Asociacionin ta shndërrojë në diçka që, në asnjë mënyrë, nuk mund t’i kontribuojë përmirësimit të pozitës së popullit serb (v.j. në Kosovë) dhe perspektivës së tij më të mirë”, ka thënë Drecun.

Por, autoritetet në Prishtinë thonë se ky mekanizëm do të krijohet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Në dhjetor të vitit të kaluar, kjo Gjykatë ka konstatuar se një pjesë e Marrëveshjes së 25 gushtit për Asociacionin nuk është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ka kërkuar që bazë për themelimin e tij të merret Marrëveshja e Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve Kosovë-Serbi, e arritur në prill të vitit 2013.

Vendimi i Gjykatës ka pasuar kërkesën e presidents së atëhershme të Kosovës, Atifete Jahjaga, për të bërë vlerësimin e përputhshmërisë së Asociacionit me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri, i ka kujtuar edhe një herë palës serbe kushtet për Asociacionin.

“Kushti ynë i kryesor për themelimin e Asociacionit lidhet me zhbërjen e plotë të strukturave paralele të Serbisë në Kosovë. Këtë kusht e kemi prezantuar në Bashkimin Evropian që nga koha kur kemi filluar bisedimet për Marrëveshjen për Asociacionin. Themelimin e Asociacionit e bën Qeveria, pasi të hartohet statuti, i cili do të jetë në pajtim të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të dhënë për këtë çështje”, ka thënë Tahiri.

Marrëveshjet e arritura në Bruksel kanë paraparë shuarjen e strukturave paralele në veri të Kosovës dhe tërheqjen e të gjitha strukturave të sigurisë nga ajo pjesë. Serbia, që nga paslufta, ka financuar strukturat e saj paralele të sigurisë në veri të Kosovës. Ato nuk janë eliminuar ende, edhe pse për një gjë të tillë palët kanë bërë marrëveshje.

“Serbia kërkon që të ndryshojë ligjin në Kosovë dhe që Asociacioni të themelohet ashtu siç dëshiron Beogradi. Në anën tjetër, Kosova thotë se Asociacioni do të formohet sipas ligji ekzistues… Ajo që gjithsesi shkakton turbullira në Kosovë është që Asociacioni të ketë disa kompetenca më të mëdha”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë Nenad Gjurgjeviq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian insistojnë në qëndrimin se zbatimi i marrëveshjeve të arritura midis Kosovës dhe Serbisë është kusht për të dyja vendet që të avancojnë në rrugën e integrimit evropian.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori