LAJMI I FUNDIT:

Bënte thirrje për kryerjen e veprave terroriste, dënohet me 2 vjet e 8 muaj burg ekstremisti nga Kukësi

Bënte thirrje për kryerjen e veprave terroriste, dënohet me 2 vjet e 8 muaj burg ekstremisti nga Kukësi

Apeli i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi dënimin me 2 vjet e 8 muaj për El Salih Ibrahim (Lekica), i cili u shpall fajtor për “Nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Vendimi u dha sot nga trupa gjykues në GJKKO.

57-vjeçari nga Kukësi u arrestua në muajin maj 2022, pasi postonte në rrjete sociale shkrime dhe foto me përmbajtje ekstremiste, bënte thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.


Ibrahim El Salih (Lekica), person me prirje ekstremiste fetare, bënte vetëm postime për fenë islame dhe në një prej tyre uronte që të shkatërrohet Izraeli.

Njoftimi i Gjykatës:

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Daniela Shirka (anëtare), më datë 11.07.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 39 akti, datë 01.06.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi/i pandehuri I. E. S. (L.), kundër vendimit nr. 14, datë 13.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit I. E. S. për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, parashikuar nga neni 232/a të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.

2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit I.E.S. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vjet e 8 muaj burgim.

3. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme…”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 14, datë 13.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.” /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori