Benjamin Sesko rrugës për në Mançester

Gazetari i njohur Fabrizio Romano ka konfirmuar përmes një postimi në platformën X se sulmuesi i talentuar Benjamin Sesko është në rrugë për në Manchester me një avion privat, së bashku me agjentin e tij, Elvis Basanovic.
Ky transferim përfaqëson një hap të rëndësishëm për Manchester United, klubin që Sesko e ka zgjedhur si destinacionin e tij të preferuar.
Sipas raportimeve, marrëveshja do të kapë vlerën e rreth 75 milionë eurove, me 10 milionë euro të tjera të mundshme në formë bonusesh.
Lojtari, i cili debutoi në moshën 16-vjeçare me NK Domzale në vitin 2019, ka shfaqur një potencial të jashtëzakonshëm, veçanërisht gjatë sezonit 2022-23 me Red Bull Salzburg, ku shënoi 16 gola në 30 ndeshje.
Sesko pritet të mbërrijë sonte në Manchester, të kryejë testet mjekësore ditën e premte dhe të prezantohet zyrtarisht si futbollist i ri i United të shtunën.
Ky transferim është pjesë e strategjisë së re të klubit nën drejtimin e trajnerit Ruben Amorim, i cili synon të forcojë repartin ofensiv.
Pavarësisht interesimit të madh nga klube të tjerë si Newcastle United, Sesko ka preferuar “Djajtë e Kuq”, duke shprehur hapur dashurinë për klubin që prej fillimeve të karrierës së tij.
Tifozët e Manchester United tashmë janë në ankth për zyrtarizimin e këtij momenti historik. /Telegrafi/





















































