Benita Zena - banorja e dytë e Big Brother VIP Kosova 4

Foto: YouTube
Është zbuluar edhe banorja e dytë e Big Brother VIP Kosova 4.
Ajo është Benita Zena, këngëtarja e cila u bë virale me deklaratat e saj të forta nëpër disa intervista.
E njëjta është pritur nga Blero, i cili po interpretonte një nga këngët e tij, jashtë shtëpisë.

Blero ndërkaq ka qenë pjesë e edicionit të dytë të këtij reality shou.
"Vullkani po vjen edhe ka me dridh shtëpinë", ka thënë ajo në klipin prezantues.
"Kam hyrë të sfidoj veten. Pika ime është karakteri që e kam shumë të fortë", theksoi mes tjerash.
PRIME 1 - Big Brother VIP Kosova 4 | 17.11.2025 www.youtube.com
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































