Kur Ben Affleck i tha “Marry Me” (Martohu me mua) Jennifer Lopez-it, ai kishte një mesazh të veçantë për të shoqëruar propozimin e tij.

“Ai ka shkruar ‘Not.going.anywhere’ (nuk do të iki askund) sepse kështu do të firmoste e’mailet e tij kur të fillonim të flisnim përsëri”, i tha Lopez - Zane Loëe të Apple Music One në vitin 2022 për fejesën e saj të dytë.


"Si, mos u shqetëso, unë nuk do të iki askund”.

Screenshot 16 20 Foto: Getty Images

55-vjeçarja paraqiti kërkesën për divorc nga Affleck, 52-vjeç në përvjetorin e ceremonisë së tyre të dytë të martesës.

Unaza e saj, që vlerësohet të jetë me vlerë 'mbi katër milionë euro', përmban një diamant jeshil 8.5 karatësh me prerje rrezatuese në një brez platini.

Screenshot 17 24 Foto: Getty Images

Dy diamante me theks gjysmë hëne qëndrojnë në të dyja anët e perlës së gjelbër.

Pas fejesës së tyre, çifti u martua në korrik në Las Vegas përpara se të thoshin "PO” për herë të dytë në shtëpinë e Affleck në Riceboro, Georgia, muajin e ardhshëm.

Screenshot 18 22 Foto: Getty Images

Lopez paraqiti kërkesën për divorc në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Angeles të martën pa një avokat. Këngëtarja ka shënuar datën e ndarjes si 26 prill 2024. /Telegrafi/