LAJMI I FUNDIT:

Bella Hadid duket rrezatuese në paraqitjen e fundit nga Kana

Bella Hadid duket rrezatuese në paraqitjen e fundit nga Kana
Foto: Instagram

Ajo ka kaluar muajin e kaluar në Francë duke marrë pjesë në ngjarje të ndryshme gjatë Javës së Modës dhe Festivalit të Filmit në Kanë . 

Bella Hadid shfrytëzoi në maksimum mjedisin e saj mahnitës ndërsa pozonte për një foto sesion të shkurtër në ballkonin e saj.


Duke ndarë një mori fotografish në Instagram dje (e  mërkurë), supermodelja 24-vjeçare dukej fenomenale ndërsa shfrytëzonte sa më mirë orën e artë.

Foto: Instagram

Bella rrezatonte me një bluzë ku shkruhej “Miss Dior” me një tegel ngjyrë rozë që plotësonte fytyrën e saj të nxirë.

Ajo e kompletoi veshjen me një palë pantallona Pucci të stampuara. Flokët e saj dredha u kapën në një topuz të hijshëm, ndërsa si aksesorë zgjodhi disa vath.

Kush është i dashuri i përfolur i Bella Hadid, Marc Kalman?
Lexo po ashtu Kush është i dashuri i përfolur i Bella Hadid, Marc Kalman?

Në shkëlqimin e saj pa dyshim që ndihmoi romanca e saj me Malc Kalman, e cila u zyrtarizua në fillim të këtij muaji pasi ndau një çast të puthjeve të tyre ndërsa ishin në Kanë. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Foto: Instagram

Foto: Instagram

Foto: Instagram